NJOFTIME – НОМАГАС АД СКОПЈЕ https://nomagas.com.mk/sq/ Официјална веб страна на НОМАГАС АД СКОПЈЕ Fri, 02 Jan 2026 07:35:26 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1 https://nomagas.com.mk/wp-content/uploads/2023/04/favicon-noma.png NJOFTIME – НОМАГАС АД СКОПЈЕ https://nomagas.com.mk/sq/ 32 32 Projekti për interkonektorin e gazit hyn në fazë të re të realizimit https://nomagas.com.mk/sq/2025/12/26/%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b3%d0%b0%d1%81%d0%bd%d0%b8%d0%be%d1%82-%d0%b8%d0%bd%d1%82%d0%b5%d1%80%d0%ba%d0%be%d0%bd%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%80-%d0%b2%d0%bb/ Fri, 26 Dec 2025 14:17:02 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/12/26/%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b3%d0%b0%d1%81%d0%bd%d0%b8%d0%be%d1%82-%d0%b8%d0%bd%d1%82%d0%b5%d1%80%d0%ba%d0%be%d0%bd%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%80-%d0%b2%d0%bb/ Me mbërritjen e tubave të parë nga prodhuesi evropian me reputacion CORINTH PIPEWORKS, projekti për ndërtimin e interkonektorit të gazit hyn në një fazë të re dhe të rëndësishme të realizimit.

Zbatimi i një projekti të tillë kapital infrastrukturor nënkupton procese komplekse dhe shumëfazore, të cilat përfshijnë koordinim me disa institucione, harmonizim me procedurat ligjore dhe respektim të të gjitha standardeve që lidhen me sigurinë, mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgiminë kulturore.

Nomagaz mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent me të gjitha institucionet kompetente dhe realizimit në kohë të projektit, i cili ka rëndësi strategjike për stabilitetin energjetik të shtetit dhe rajonit.

 

]]>
Njoftim për situatën aktuale në lidhje me ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror https://nomagas.com.mk/sq/2025/10/16/%d1%81%d0%be%d0%be%d0%bf%d1%88%d1%82%d0%b5%d0%bd%d0%b8%d0%b5-%d0%be%d0%b4-%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b0%d0%b4-%d1%81%d0%ba%d0%be%d0%bf%d1%98%d0%b5-%d0%b2%d0%be-%d0%b2%d1%80%d1%81/ Thu, 16 Oct 2025 13:14:51 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/10/16/%d1%81%d0%be%d0%be%d0%bf%d1%88%d1%82%d0%b5%d0%bd%d0%b8%d0%b5-%d0%be%d0%b4-%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b0%d0%b4-%d1%81%d0%ba%d0%be%d0%bf%d1%98%d0%b5-%d0%b2%d0%be-%d0%b2%d1%80%d1%81/ Për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në sistemet rajonale të gazsjellësve në vendet fqinje, ka një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me gaz natyror drejt Maqedonisë. Këto aktivitete të mirëmbajtjes nuk janë në kompetencë të NOMAGAS SHA Shkup, pasi po realizohen në gazsjellës që nuk janë në pronësi të kompanisë.

Duke e pasur parasysh këtë, situata po monitorohet në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme 24 orë në ditë, dhe brenda mundësive të disponueshme po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të reaguar në mënyrë të përshtatshme dhe për të minimizuar sa më shumë pasojat negative të ndërprerjes. Sipas informacioneve që disponohen deri më tani, punimet e mirëmbajtjes pritet të përfundojnë në kohë dhe furnizimi me gaz natyror duhet të stabilizohet më 17 tetor. Nëse do të ketë ndonjë zgjatje të mundshme të punimeve, publiku do të njoftohet shtesë. Sa i përket njoftimit të JSP Shkup për devijime të mundshme dhe ndryshime eventuale në orarin e qarkullimit më 17.10.2025, ky informacion duhet të merret me rezervë.

Arsyeja është se punimet e mirëmbajtjes dhe ndërprerja kanë filluar më 13.10.2025, dhe gjatë tre ditëve të fundit (katër me ditën e sotme), JSP Shkup nuk ka pasur probleme në funksionimin e saj. Prandaj, paraqitja e datës 17.10.2025 si ditë problematike – kur pritet stabilizimi i furnizimit me gaz – nuk është e bazuar.

Gjithashtu, informojmë se JSP Shkup që nga 01.12.2024 nuk është më përdorues i drejtpërdrejtë i stacionit të NOMAGAS SHA Shkup, i cili ndodhet në territorin e tyre.

Duke marrë parasysh,nëse ekziston ndonjë arsye tjetër për devijime apo ndryshime të mundshme në orarin e qarkullimit nga JSP Shkup, nuk është e drejtë që për këtë të aludohet në NOMAGAS SHA Shkup, sidomos për një çështje të ndjeshme siç është transporti publik në qytetin e Shkupit.

]]>
Njoftim për ndërprerje të furnizimit me gaz natyror https://nomagas.com.mk/sq/2025/10/10/%d0%b8%d0%b7%d0%b2%d0%b5%d1%81%d1%82%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5/ Fri, 10 Oct 2025 10:57:08 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/10/10/%d0%b8%d0%b7%d0%b2%d0%b5%d1%81%d1%82%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5/ Për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në sistemet rajonale të gazsjellësve në vendet fqinje, njoftojmë se në periudhën nga 13 tetor 2025 deri më 17 tetor 2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror drejt Republikës së Maqedonisë. Për këtë ndërprerje, NOMAGAS SHA Shkup ka njoftuar me kohë të gjitha palët e interesuara.

Në kuadër të mundësive të saj, NOMAGAS SHA Shkup do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të vepruar në përputhje me njoftimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, të datës 30 shtator 2025.

Në rast se do të ketë ndryshime të mundshme në lidhje me kohëzgjatjen e ndërprerjes, opinioni publik do të njoftohet me kohë përmes një njoftimi të ri.

Theksojmë se në këtë situatë ndikon edhe fakti që vendi ynë ka vetëm një pikë hyrëse për gaz natyror, përmes interkonektorit të vetëm në Deve Bair.

Në drejtim të kapërcimit të këtij kufizimi, NOMAGAS SHA Shkup po punon intensivisht në realizimin e një lidhjeje të re ndërkonektive, konkretisht interkonektorit me Greqinë, ndërtimi i të cilit ka filluar që në muajin qershor. Ky projekt është me rëndësi të veçantë, sepse me përfundimin e tij do të sigurohet një hyrje e dytë për gaz natyror, duke mundësuar kështu furnizim alternativ dhe rezervë në rast ndërprerjesh për shkak të punimeve të mirëmbajtjes.

]]>