Lajme – НОМАГАС АД СКОПЈЕ https://nomagas.com.mk/sq/ Официјална веб страна на НОМАГАС АД СКОПЈЕ Wed, 08 Apr 2026 10:49:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1 https://nomagas.com.mk/wp-content/uploads/2023/04/favicon-noma.png Lajme – НОМАГАС АД СКОПЈЕ https://nomagas.com.mk/sq/ 32 32 Drejtori i AD NOMAGAS pjesë e delegacionit qeveritar në Uashington në Dialogun Strategjik me SHBA-të https://nomagas.com.mk/sq/2026/04/08/%d0%b4%d0%b8%d1%80%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%80%d0%be%d1%82-%d0%bd%d0%b0-%d0%b0%d0%b4-%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b4%d0%b5%d0%bb-%d0%be%d0%b4-%d0%b2%d0%bb%d0%b0%d0%b4%d0%b8%d0%bd/ Wed, 08 Apr 2026 10:04:57 +0000 https://nomagas.com.mk/2026/04/08/%d0%b4%d0%b8%d1%80%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%80%d0%be%d1%82-%d0%bd%d0%b0-%d0%b0%d0%b4-%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b4%d0%b5%d0%bb-%d0%be%d0%b4-%d0%b2%d0%bb%d0%b0%d0%b4%d0%b8%d0%bd/ Drejtori i AD NOMAGAS Shkup, Nedim Rama, ndodhet për vizitë në Uashington, ku po mbahet sesioni i dytë i Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me pjesëmarrjen e një delegacioni të lartë qeveritar.

Në përbërje të delegacionit janë ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, si dhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në kuadër të dialogut po zhvillohen disa takime tematike në Departamentin e Shtetit, si dhe takime bilaterale me përfaqësues të lartë të SHBA-ve, ndër të cilët edhe zëvendëssekretari i shtetit Kristofer Landau dhe Brendan Hanrahan nga Byroja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Dialogu Strategjik paraqet një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe konfirmimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve.

Theks i veçantë në bisedime i është kushtuar energjetikës si segment kyç për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ndërlidhje rajonale.

Përmes këtij procesi hapen mundësi për realizimin e projekteve dhe iniciativave konkrete që do të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë energjetike, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Dialogu Strategjik e forcon pozicionin e shtetit si partner kredibil, me orientim të qartë drejt vlerave të përbashkëta dhe prioriteteve euroatlantike.

 

]]>
Projekti për interkonektorin e gazit hyn në fazë të re të realizimit https://nomagas.com.mk/sq/2025/12/26/%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b3%d0%b0%d1%81%d0%bd%d0%b8%d0%be%d1%82-%d0%b8%d0%bd%d1%82%d0%b5%d1%80%d0%ba%d0%be%d0%bd%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%80-%d0%b2%d0%bb/ Fri, 26 Dec 2025 14:17:02 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/12/26/%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b3%d0%b0%d1%81%d0%bd%d0%b8%d0%be%d1%82-%d0%b8%d0%bd%d1%82%d0%b5%d1%80%d0%ba%d0%be%d0%bd%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%80-%d0%b2%d0%bb/ Me mbërritjen e tubave të parë nga prodhuesi evropian me reputacion CORINTH PIPEWORKS, projekti për ndërtimin e interkonektorit të gazit hyn në një fazë të re dhe të rëndësishme të realizimit.

Zbatimi i një projekti të tillë kapital infrastrukturor nënkupton procese komplekse dhe shumëfazore, të cilat përfshijnë koordinim me disa institucione, harmonizim me procedurat ligjore dhe respektim të të gjitha standardeve që lidhen me sigurinë, mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgiminë kulturore.

Nomagaz mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent me të gjitha institucionet kompetente dhe realizimit në kohë të projektit, i cili ka rëndësi strategjike për stabilitetin energjetik të shtetit dhe rajonit.

 

]]>
Njoftim për situatën aktuale në lidhje me ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror https://nomagas.com.mk/sq/2025/10/16/%d1%81%d0%be%d0%be%d0%bf%d1%88%d1%82%d0%b5%d0%bd%d0%b8%d0%b5-%d0%be%d0%b4-%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b0%d0%b4-%d1%81%d0%ba%d0%be%d0%bf%d1%98%d0%b5-%d0%b2%d0%be-%d0%b2%d1%80%d1%81/ Thu, 16 Oct 2025 13:14:51 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/10/16/%d1%81%d0%be%d0%be%d0%bf%d1%88%d1%82%d0%b5%d0%bd%d0%b8%d0%b5-%d0%be%d0%b4-%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b0%d0%b4-%d1%81%d0%ba%d0%be%d0%bf%d1%98%d0%b5-%d0%b2%d0%be-%d0%b2%d1%80%d1%81/ Për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në sistemet rajonale të gazsjellësve në vendet fqinje, ka një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me gaz natyror drejt Maqedonisë. Këto aktivitete të mirëmbajtjes nuk janë në kompetencë të NOMAGAS SHA Shkup, pasi po realizohen në gazsjellës që nuk janë në pronësi të kompanisë.

Duke e pasur parasysh këtë, situata po monitorohet në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme 24 orë në ditë, dhe brenda mundësive të disponueshme po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të reaguar në mënyrë të përshtatshme dhe për të minimizuar sa më shumë pasojat negative të ndërprerjes. Sipas informacioneve që disponohen deri më tani, punimet e mirëmbajtjes pritet të përfundojnë në kohë dhe furnizimi me gaz natyror duhet të stabilizohet më 17 tetor. Nëse do të ketë ndonjë zgjatje të mundshme të punimeve, publiku do të njoftohet shtesë. Sa i përket njoftimit të JSP Shkup për devijime të mundshme dhe ndryshime eventuale në orarin e qarkullimit më 17.10.2025, ky informacion duhet të merret me rezervë.

Arsyeja është se punimet e mirëmbajtjes dhe ndërprerja kanë filluar më 13.10.2025, dhe gjatë tre ditëve të fundit (katër me ditën e sotme), JSP Shkup nuk ka pasur probleme në funksionimin e saj. Prandaj, paraqitja e datës 17.10.2025 si ditë problematike – kur pritet stabilizimi i furnizimit me gaz – nuk është e bazuar.

Gjithashtu, informojmë se JSP Shkup që nga 01.12.2024 nuk është më përdorues i drejtpërdrejtë i stacionit të NOMAGAS SHA Shkup, i cili ndodhet në territorin e tyre.

Duke marrë parasysh,nëse ekziston ndonjë arsye tjetër për devijime apo ndryshime të mundshme në orarin e qarkullimit nga JSP Shkup, nuk është e drejtë që për këtë të aludohet në NOMAGAS SHA Shkup, sidomos për një çështje të ndjeshme siç është transporti publik në qytetin e Shkupit.

]]>
Njoftim për ndërprerje të furnizimit me gaz natyror https://nomagas.com.mk/sq/2025/10/10/%d0%b8%d0%b7%d0%b2%d0%b5%d1%81%d1%82%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5/ Fri, 10 Oct 2025 10:57:08 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/10/10/%d0%b8%d0%b7%d0%b2%d0%b5%d1%81%d1%82%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5/ Për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në sistemet rajonale të gazsjellësve në vendet fqinje, njoftojmë se në periudhën nga 13 tetor 2025 deri më 17 tetor 2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror drejt Republikës së Maqedonisë. Për këtë ndërprerje, NOMAGAS SHA Shkup ka njoftuar me kohë të gjitha palët e interesuara.

Në kuadër të mundësive të saj, NOMAGAS SHA Shkup do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të vepruar në përputhje me njoftimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, të datës 30 shtator 2025.

Në rast se do të ketë ndryshime të mundshme në lidhje me kohëzgjatjen e ndërprerjes, opinioni publik do të njoftohet me kohë përmes një njoftimi të ri.

Theksojmë se në këtë situatë ndikon edhe fakti që vendi ynë ka vetëm një pikë hyrëse për gaz natyror, përmes interkonektorit të vetëm në Deve Bair.

Në drejtim të kapërcimit të këtij kufizimi, NOMAGAS SHA Shkup po punon intensivisht në realizimin e një lidhjeje të re ndërkonektive, konkretisht interkonektorit me Greqinë, ndërtimi i të cilit ka filluar që në muajin qershor. Ky projekt është me rëndësi të veçantë, sepse me përfundimin e tij do të sigurohet një hyrje e dytë për gaz natyror, duke mundësuar kështu furnizim alternativ dhe rezervë në rast ndërprerjesh për shkak të punimeve të mirëmbajtjes.

]]>
Nga vizioni në realizim: Projekti për interkonektorin me Greqinë, i nisur në vitin 2016, hyn në fazën e ndërtimit https://nomagas.com.mk/sq/2025/07/09/%d0%be%d0%b4-%d0%b2%d0%b8%d0%b7%d0%b8%d1%98%d0%b0-%d0%b4%d0%be-%d1%80%d0%b5%d0%b0%d0%bb%d0%b8%d0%b7%d0%b0%d1%86%d0%b8%d1%98%d0%b0-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b8/ Wed, 09 Jul 2025 19:18:50 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/07/09/%d0%be%d0%b4-%d0%b2%d0%b8%d0%b7%d0%b8%d1%98%d0%b0-%d0%b4%d0%be-%d1%80%d0%b5%d0%b0%d0%bb%d0%b8%d0%b7%d0%b0%d1%86%d0%b8%d1%98%d0%b0-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b5%d0%ba%d1%82%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b8/ NOMAGAS me krenari e shënon këtë moment historik – ka filluar ndërtimi i interkonektorit të gazit që do ta lidhë Maqedoninë e Veriut me rrjetin rajonal dhe evropian të gazit natyror.

Ky projekt strategjik, përgatitjet e të cilit filluan që në vitin 2016, sot po bëhet realitet.

Nën drejtimin e drejtorit Muhamet Elmazi, NOMAGAS udhëheq këtë mision kyç nacional me një vizion të qartë: forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe konkurrueshmërisë energjetike të vendit.

Interkonektori i gazit, me gjatësi totale prej 66.7 kilometrash, që shtrihet nga Gjevgjelia deri në Negotinë, do të sigurojë një kapacitet fillestar prej 1.5 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Kjo infrastrukturë jo vetëm që do të mundësojë gaz më të lirë, të sigurt dhe të qëndrueshëm për industrinë dhe amvisëritë, por gjithashtu do të sjellë një diversifikim të vërtetë të burimeve të energjisë dhe një lidhje të qëndrueshme me rrjetin energjetik evropian.

“Ky projekt është kapital dhe strategjik për Maqedoninë e Veriut. Ai sjell siguri, efikasitet dhe stabilitet në furnizim, dhe njëkohësisht na pozicionon si qendër energjetike në rajon,” deklaroi drejtori Elmazi.

Interkonektori është teknologjikisht i përgatitur për të përmbushur jo vetëm sfidat aktuale energjetike, por edhe kërkesat e ardhshme për energji të gjelbër, të pastër dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet më të larta europiane.

Projekti po realizohet me kujdes të veçantë ndaj mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe sigurisë afatgjatë energjetike të shtetit.

Si lider kombëtar në industrinë e gazit, NOMAGAS po udhëheq procesin e ndërtimit me profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë, i bindur se ky investim përbën një hap kyç drejt sovranitetit energjetik dhe zhvillimit ekonomik.

Çdo fazë po zbatohet me përkushtim maksimal, me qëllimin përfundimtar: përfitimi më i madh për qytetarët, ekonominë dhe gjeneratat e ardhshme.

Me përfundimin me sukses të projektit, Maqedonia e Veriut pozicionohet si një aktor energjetik i plotfuqishëm dhe i qëndrueshëm në Evropë – e fortë, e lidhur dhe e përgatitur për të ardhmen.

 

 

]]>
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet “Nomagas” SHA Shkup dhe “Srbijagas” https://nomagas.com.mk/sq/2025/06/27/%d0%bf%d0%be%d1%82%d0%bf%d0%b8%d1%88%d0%b0%d0%bd-%d0%bc%d0%b5%d0%bc%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%bd%d0%b4%d1%83%d0%bc-%d0%b7%d0%b0-%d1%81%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%b1%d0%be%d1%82%d0%ba%d0%b0-%d0%bc%d0%b5%d1%93/ Fri, 27 Jun 2025 09:48:39 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/06/27/%d0%bf%d0%be%d1%82%d0%bf%d0%b8%d1%88%d0%b0%d0%bd-%d0%bc%d0%b5%d0%bc%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%bd%d0%b4%d1%83%d0%bc-%d0%b7%d0%b0-%d1%81%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%b1%d0%be%d1%82%d0%ba%d0%b0-%d0%bc%d0%b5%d1%93/ Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ndërmarrjes Publike “Srbijagas” Novi Sad dhe Shoqërisë Aksionare “Nomagas” SHA Shkup u nënshkrua sot në Beograd. Dokumentin për bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh ndërmjet kompanisë kombëtare të gazit të Serbisë dhe operatorit të sistemit kombëtar të transportit të gazit natyror të Maqedonisë së Veriut e nënshkruan drejtorët e përgjithshëm të “Srbijagas” dhe “Nomagas” SHA Shkup, Dushan Bajatoviq dhe Muhamet Elmazi.

Me këtë akt, të dyja palët konfirmojnë vullnetin politik të shprehur në Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në fushën e gazit, të nënshkruar në Shkup në tetor të vitit 2024 nga ministritë përkatëse të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në rëndësinë e ndërlidhjes së tregjeve energjetike, forcimin e sigurisë së furnizimit me gaz dhe diversifikimin e rrugëve të furnizimit me gaz natyror.
“Ky projekt strategjik, me rëndësi të veçantë për të dyja shtetet, do të kontribuojë në forcimin e sigurisë energjetike në rajon, avancimin e tranzicionit energjetik dhe diversifikimin e drejtimeve të furnizimit, balancimin më efikas të ofertës dhe kërkesës për gaz natyror, si dhe integrimin e tregjeve rajonale të gazit”, deklaroi drejtori Elmazi.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, “Srbijagas” dhe “Nomagas” SHA Shkup shprehin synimin e tyre që në një afat sa më të shkurtër të realizojnë ndërtimin e interkonektorit të gazit Maqedonia e Veriut – Serbia në territoret e tyre, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në zhvillimin e këtij projekti strategjik, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me gaz, balancimin e ofertës dhe kërkesës, si dhe lehtësimin e operacioneve ndërkufitare të transportit.
Drejtori Elmazi theksoi se interkonektori do të lidhë sistemet e transmetimit të gazit natyror të të dyja vendeve përmes një gazsjellësi me gjatësi rreth 70 kilometra – 47 kilometra në territorin e Serbisë dhe 23 kilometra në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Lidhja do të realizohet ndërmjet qyteteve Kllëçovcë dhe Vranjë, ndërsa në kuadër të projektit parashihet ndërtimi i një stacioni kryesor matës në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe një stacioni kontrollues matës në anën serbe.
Interkonektori ndërmjet dy shteteve, për të cilin së shpejti do të përgatitet Studimi i Fizibilitetit, do të mundësojë rrjedhë dypalëshe të gazit natyror në sasi prej 1,5 miliardë metra kub në vit.
Hartimi i studimit mbështetet nga Western Balkan Investment Framework (WBIF) – Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.
Diametri i interkonektorit të ardhshëm do të jetë 500 mm, me presion nominal prej 55 bar.
“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, palët kontraktuese shprehin mbështetjen e tyre për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe për krijimin e një tregu rajonal energjetik si pjesë e tregut të brendshëm energjetik të Bashkimit Evropian”, përfundoi drejtori Elmazi.

]]>
NOMAGAS-i e rriti vlerën e kapitalit të vet – një hap i ri drejt zhvillimit të qëndrueshëm të infrastrukturës së gazit https://nomagas.com.mk/sq/2025/06/16/trp_language-languagemk_mk%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d1%98%d0%b0-%d0%b7%d0%b3%d0%be%d0%bb%d0%b5%d0%bc%d0%b8-%d1%81%d0%b2%d0%be%d1%98%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%ba%d0%b0%d0%bf%d0%b8/ Mon, 16 Jun 2025 07:09:47 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/06/16/trp_language-languagemk_mk%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d1%98%d0%b0-%d0%b7%d0%b3%d0%be%d0%bb%d0%b5%d0%bc%d0%b8-%d1%81%d0%b2%d0%be%d1%98%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%ba%d0%b0%d0%bf%d0%b8/ Shkup, 13.06.2025 – Shoqëria aksionare për aktivitete energjetike, NOMAGAS SHA Shkup, në pronësi shtetërore e rriti me sukses vlerën e kapitalit të saj duke i kthyer kërkesat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të kërkesave të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitim të përhershëm.

Ky hap i rëndësishëm, i zbatuar me iniciativën e NOMAGAS-it dhe me mbështetjen dhe propozimin e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, paraqet bazë të fortë për funksionimin e suksesshëm dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së gazit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e pozicionit të saj si pjesë e korridorit evropian të energjetikës Veri-Jug.

“Me punë të përbashkët dhe të koordinuar, suksesi është i pashmangshëm. Me miratimin e këtij ligji, shteti ka treguar seriozitet dhe kontribut në zhvillimin e gazifikimit në Maqedoni”, deklaroi drejtori i NOMAGAS-it, z.Muhamed Elmazi.

Vendimi bazohet në dy parime të qarta – rritjen e efikasitetit të punës së NOMAGAS-it dhe sigurimin e stabilitetit financiar dhe solvencës së kompanisë.
Kjo masë vjen në një moment vendimtar – menjëherë pas fillimit me sukses të punës së Gazsjellësit interkonektues me Republikën e Greqisë, një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale të energjisë. Për NOMAGAS-in, kjo paraqet një tjetër konfirmim të angazhimit si kompani në përmbushjen e standardeve evropiane për operatorët e sistemit të përçimit të gazit natyror.
“Me këtë ligj u rrit solvenca e NOMAGAS SHA Shkup dhe si operator i sistemit të transmetimit të gazit natyror, do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit nacional të gazsjellësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të furnizimit të ekonomisë, sektorit publik dhe amvisërive me energji të lirë dhe ekologjike, duke e zvogëluar njëkohësisht emetimin e gazrave të dëmshme në atmosferë”, shtoi Elmazi.

Me aktivitete të tilla, NOMAGAS e konfirmon rolin e saj si nxitëse e tranzicionit energjetik dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në tregun rajonal dhe evropian të energjisë.

]]>
“NOMAGAS” e nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e interkonektuesit me Greqinë – një hap kyç drejt sigurisë energjetike dhe lidhjes rajonale https://nomagas.com.mk/sq/2025/05/07/%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b3%d0%be-%d0%bf%d0%be%d1%82%d0%bf%d0%b8%d1%88%d0%b0-%d0%b4%d0%be%d0%b3%d0%be%d0%b2%d0%be%d1%80%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b8%d0%b7/ Wed, 07 May 2025 13:14:57 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/05/07/%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%b3%d0%be-%d0%bf%d0%be%d1%82%d0%bf%d0%b8%d1%88%d0%b0-%d0%b4%d0%be%d0%b3%d0%be%d0%b2%d0%be%d1%80%d0%be%d1%82-%d0%b7%d0%b0-%d0%b8%d0%b7/ Shkup, 7 maj 2025 – Operatori kombëtar i sistemit të përçimit të gazit natyror, “NOMAGAS” dhe kompania Rapid Bild nga Kumanova e nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e interkonektuesit gazsjellës me Greqinë në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë nis zyrtarisht zbatimi i një prej projekteve më të rëndësishme energjetike në historinë më të re të vendit.

Kjo marrëveshje e siguron diversifikimin dhe qasjen në burime të shumta të gazit natyror, siguron zhvillimin ekonomik, promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit, kontribuon në sigurinë e furnizimit me energji, si dhe transitin e një prej burimeve energjetike dhe kapitalit më të rëndësishëm për të ardhmen – energjinë.
“Kjo ditë është veçanërisht e rëndësishme për ne, sepse si menaxhment i ri arritëm t’i përfundojmë të gjitha procedurat për më pak se 9 muaj. Në të njëjtën kohë, jam shumë krenar që jam pjesë e menaxhmentit aktual të operatorit maqedonas të sistemit të përçimit të gazit natyror, i cili po fillon zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm”, deklaroi drejtori i “NOMAGAS”, z. Muhammet Elmazi.

“Përkatësisht, nënshkrimi i kontratës me një kompani vendore paraqet edhe konfirmim të kapacitetit dhe ofertës në tregun vendor, përmes dispozitave për cilësi, kompetencë dhe veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e kushteve bashkëkohore ekonomike – shpagueshmërinë financiare”, shtoi ai.

“E nënshkruam këtë Marrëveshje ndërtimi sot në prani të partnerit tonë në anën tjetër të kufirit – operatorin grek të sistemit të përçimit të gazit natyror “DESFA”, me të cilin do ta ndërtojmë së bashku këtë kapacitet strategjik energjetik. Së bashku me “DESFA”-n i zhvillojmë mundëstë për bashkëpunim afatgjatë, para së gjithash ndërmjet dy kompanive, por edhe ndërmjet dy vendeve, në kuadër të të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut do ta përforcojë të ardhmen e saj energjetike, do ta mbështesë zhvillimin e të gjithë rajonit dhe me zbatimin e korridorit të planifikuar energjetik do të japë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin energjetik të Evropës”, theksoi Elmazi.
Pothuajse tre dekada pas futjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me këtë marrëveshje, “NOMAGAS” po pozicionohet si një nga operatorët më të mëdhenj të sistemit energjetik në vend – faktor kyç për zhvillimin dhe sigurinë e saj energjetike.

 

]]>
NOMAGAS nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me DESFA-n për avancimin e bashkëpunimit energjetik https://nomagas.com.mk/sq/2025/04/29/%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%bf%d0%be%d1%82%d0%bf%d0%b8%d1%88%d0%b0-%d0%bc%d0%b5%d0%bc%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%bd%d0%b4%d1%83%d0%bc-%d0%b7%d0%b0-%d1%80%d0%b0%d0%b7%d0%b1%d0%b8%d1%80/ Tue, 29 Apr 2025 10:42:11 +0000 https://nomagas.com.mk/2025/04/29/%d0%bd%d0%be%d0%bc%d0%b0%d0%b3%d0%b0%d1%81-%d0%bf%d0%be%d1%82%d0%bf%d0%b8%d1%88%d0%b0-%d0%bc%d0%b5%d0%bc%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%bd%d0%b4%d1%83%d0%bc-%d0%b7%d0%b0-%d1%80%d0%b0%d0%b7%d0%b1%d0%b8%d1%80/ NOMAGAS SHA Shkup dhe operatori grek i përçimit të gazit natyror, DESFA, nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi me të cilin e thellojnë bashkëpunimin që synon përforcimin e ndërlidhjes rajonale me energji dhe sigurinë e furnizimit me energji.
Qëllimi i këtij Memorandumi është ta zhvillojë bashkëpunimin midis palëve në fushat me interes të ndërsjellë, në përputhje me qëllimet dhe parimet e palëve. Ky Memorandum mirëkuptimi e konfirmon angazhimin e palëve për përforcimin e partneritetit të tyre dhe për të çuar përpara zhvillimin e një infrastrukture të qëndrueshme dhe efikase të gazit natyror.

Ky Memorandum i përfshin fushat e zhvillimit të infrastrukturës me integrimin e teknologjive të reja, ndarjen e njohurive në lidhje me çështjet rregullatore, ndarjen e njohurive në lidhje me inovacionet teknike dhe teknologjike, ndarjen e praktikave në fazat operative, si dhe bashkëpunimin në optimizimin e strategjive financiare.
Memorandumi u nënshkrua në Athinë, në kuadër të Samitit ballkanik energjetik të 9-të, nga drejtori ekzekutiv i NOMAGAS-it, Muhamet Elmazi dhe drejtoresha e përgjithshme e DESFA-s, Maria Rita Gali, në prani të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozhinovska, dhe zëvendësministrit të Energjisë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Republikës së Greqisë, Nikos Cafos.

“Ky Memorandum e potencon rolin e NOMAGAS-it në sigurimin e një furnizimi të sigurt dhe të larmishëm me energji për vendin tonë, si dhe në mbështetjen e tranzicionit energjetik. Në të njëjtën kohë, NOMAGAS po pozicionohet si një lidhje kyçe për përçimin e gazit natyror dhe hidrogjenit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, duke I përforcuar sistemet e tyre energjetike. E gjithë kjo do të realizohet përmes partneritetit strategjikisht të rëndësishëm me DESFA-n, e cila, si një pikë lidhjeje energjetike, përdor fleksibilitetin dhe kapacitetin e saj”, tha Muhamet Elmazi, drejtori ekzekutiv i NOMAGAS-it.

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozhinovska, potencoi: “Nënshkrimi i sotëm është një konfirmim i qartë i vizionit tonë strategjik: t’i lidhim, diversifikojmë dhe përgatisim sistemet tona energjetike për të ardhmen. Përforcimi i partneritetit midis NOMAGAS-it dhe DESFA-s do të thotë hapja e Maqedonisë së Veriut ndaj tregjeve të reja të energjisë dhe siguri më e madhe e furnizimit, ndërkohë që mbështet drejtpërdrejt kalimin tonë drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë”.
Ndërlidhësi është projektuar jo vetëm për nevojat e sotme, por edhe për të ardhmen energjetike – një të ardhme në të cilën teknologjitë e qëndrueshme do të luajnë një rol kyç. Me këtë hap, ne jo vetëm që po sigurojmë qëndrueshmëri më të madhe për vendin tonë, por gjithashtu po kontribuojmë për një rajon energjetik më të fortë dhe më të integruar në Evropën Juglindore.”

]]>
Rexhepi: Rajoni e përballoi krizën energjetike, po lundrojmë në ujëra shumë më të qeta dhe më stabile https://nomagas.com.mk/sq/2024/01/19/%d1%80%d0%b5%d1%9f%d0%b5%d0%bf%d0%b8-%d1%80%d0%b5%d0%b3%d0%b8%d0%be%d0%bd%d0%be%d1%82-%d1%98%d0%b0-%d0%bf%d1%80%d0%b5%d0%b6%d0%b8%d0%b2%d0%b5%d0%b0-%d0%b5%d0%bd%d0%b5%d1%80%d0%b3%d0%b5%d1%82%d1%81/ Fri, 19 Jan 2024 12:40:41 +0000 https://nomagas.com.mk/2024/01/19/%d1%80%d0%b5%d1%9f%d0%b5%d0%bf%d0%b8-%d1%80%d0%b5%d0%b3%d0%b8%d0%be%d0%bd%d0%be%d1%82-%d1%98%d0%b0-%d0%bf%d1%80%d0%b5%d0%b6%d0%b8%d0%b2%d0%b5%d0%b0-%d0%b5%d0%bd%d0%b5%d1%80%d0%b3%d0%b5%d1%82%d1%81/ Sektori energjetik ndodhet në një gjendje shumë më stabile, rajoni e përballoi krizën energjetike dhe tani tashmë po lundrojmë në ujëra më të qeta me çmime të stabilizuara, thekson drejtori ekzekutiv i “Nomagas”, Bajram Rexhepi, pas pjesëmarrjes së tij në takimin ministror të Grupit të Nivelit të Lartë për Ndërlidhjen Energjetike të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC), që po mbahet sot dhe nesër në Athinë.

Në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, ai thekson rëndësinë e ndërlidhjes rajonale, flet për interkonektorin me Greqinë, i cili përveç gazit natyror do të shërbejë edhe për transmetimin e hidrogjenit, duke potencuar se ndërtimi i një centrali rajonal në TEC Negotinë do të jetë një nga projektet më të rëndësishme energjetike në vend, si dhe për krizën energjetike.

– Këtë vit sektori energjetik është në një gjendje shumë më stabile. Me siguri ju kujtohet se vitin e kaluar u paralajmëruan shumë skenarë të këqij se rajoni do të mbetej pa gaz natyror dhe pa energji elektrike për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por rajoni e përballoi situatën dhe aktualisht tregu i gazit natyror dhe i energjisë elektrike është shumë stabil. Sigurisht, edhe çmimet janë stabilizuar, kështu që mund të themi se rajoni e përballoi krizën dhe në periudhën e ardhshme do të lundrojmë në ujëra shumë më të qeta, në kuptimin që do të ketë stabilitet, kapacitete dhe sasi të mjaftueshme të gazit natyror dhe të energjisë elektrike, dhe sigurisht që nuk priten ndryshime dramatike në këtë sektor të rëndësishëm – theksoi drejtori ekzekutiv i “Nomagas”.

Sa i përket interkonektorit me Greqinë, ai shpjegoi se ka pasur disa zhvendosje të vogla, të arsyetuara kohore, në mënyrë që linja interkonektive, përveç gazit natyror, të jetë e përshtatshme edhe për hidrogjen.

– Janë bërë ndryshimet e nevojshme në specifikimet e të gjitha materialeve që do të përdoren, në mënyrë që të jetë i gatshëm për transmetimin e hidrogjenit, dhe kjo është një lajm shumë i mirë, sepse ky projekt nuk është vetëm një lidhje gazi, por edhe një lidhje hidrogjeni ndërmjet dy vendeve. Kjo shkon në përputhje me planin e Qeverisë sonë për ndërtimin e një centrali të madh rajonal në TEC
Negotinë, si dhe një depoje për hidrogjen. Prandaj, mendoj se i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për të qenë një nga projektet më të rëndësishme energjetike në vend – theksoi Rexhepi.

Ai pret që procedurat e tenderimit, të cilat janë në vijim, të përfundojnë nga fundi i shkurtit dhe në gjysmën e parë të marsit të jemi gati për fillimin e ndërtimit, ndërsa deri në fund të vitit 2025 projekti
duhet të jetë operacional.

– Do të mundësojë furnizim jo vetëm nga fqinji ynë lindor, por edhe nga korridori jugor, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, sepse do të kemi qasje edhe në të gjithë terminalet LNG që aktualisht janë operative në Greqi. Kjo do të jetë një kontribut i madh për furnizimin tonë me gaz natyror, por jo vetëm për ne – me këtë projekt do të mundësojmë
furnizimin edhe të fqinjëve tanë veriorë si Serbia dhe Kosova, dhe sigurisht do të ketë një ndikim të madh në hartën e re të furnizimit për gjithë Evropën Lindore, por edhe për rajonin tonë – theksoi
Rexhepi.

Sa i përket pjesëmarrjes në takimin ministror, ku merr pjesë edhe eurokomisarja për energjetikë, ai tha se është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse aty përcaktohen drejtimet e zhvillimit, veçanërisht të ndërlidhjes rajonale, ndërsa pas luftës në Ukrainë po ndryshon harta evropiane e furnizimit.

– Përcaktohet edhe plani i veprimit për vitet e ardhshme për zhvillimin e sektorit energjetik në rajon, me rëndësi të veçantë për ndërlidhjen e gazit dhe ndërtimin e infrastrukturës së re për hidrogjen, si dhe linjat interkonektive për energjinë elektrike ndërmjet vendeve, sepse vende të ndryshme kanë burime të ndryshme energjie dhe ndërlidhja rajonale është tejet e rëndësishme, pasi siguron stabilitet në sistem, veçanërisht në energjinë elektrike, por edhe në furnizimin me gaz natyror. Takimi ishte shumë i dobishëm, sepse përcaktohen drejtimet e zhvillimit të sektorit energjetik në Evropën Juglindore dhe Qendrore, dhe sigurisht ishte shumë e rëndësishme edhe për ne që të shprehim qëndrimet dhe prioritetet tona, si për vendin ashtu edhe për gjithë rajonin – shpjegoi Rexhepi.

Në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, ai tha se ishte hapur edhe tema e lirimit të kapaciteteve shtesë në Bullgari, duke pasur parasysh se “Gazprom” ka marrë me qira të gjithë kapacitetin në territorin bullgar.

– Ne kërkuam që të respektohen direktivat evropiane, përkatësisht kapacitetet që janë të rezervuara, por nuk shfrytëzohen, të lirohen, në mënyrë që të kemi më shumë mundësi për furnizim. Ju tashmë e dini se vitin e kaluar u liruan rreth 20 për qind e këtyre kapaciteteve dhe për herë të parë në vend patëm konkurrencë në furnizim. Sigurisht, do të ishte një kontribut i madh për furnizimin tonë nëse do të lirohen edhe kapacitete shtesë, sepse kështu do të mundësohej që më shumë tregtarë dhe furnizues të kenë qasje në këtë linjë dhe më në fund të ketë pavarësi në furnizimin me gaz natyror – shpjegoi drejtori ekzekutiv i “Nomagas”.

Grupi i Punës i Nivelit të Lartë për Ndërlidhjen Energjetike të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) punon për përshpejtimin e integrimit të tregjeve të gazit dhe energjisë elektrike në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

CESEC u formua nga Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe BE-ja në shkurt të vitit 2015. Më vonë u bashkuan edhe tetë palë kontraktuese: Maqedonia e Veriut, Ukraina, Moldavia, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi.

Извор: https://novatv.mk/redhepi-regionot-ja-prezhivea-energetskata-kriza-plivame-vo-mnogu-pomirni-i-postabilni-vodi/

]]>