{"id":5199,"date":"2021-12-19T11:01:04","date_gmt":"2021-12-19T10:01:04","guid":{"rendered":"https:\/\/nomagas.com.mk\/2021\/12\/19\/%d0%b5%d0%bd%d0%b5%d1%80%d0%b3%d0%b8%d1%98%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%b5-%d0%ba%d0%bb%d1%83%d1%87%d0%bd%d0%b0-%d0%b2%d0%be-%d0%b3%d0%b5%d0%be%d0%bf%d0%be%d0%bb%d0%b8%d1%82%d0%b8%d0%ba%d0%b0%d1%82%d0%b0\/"},"modified":"2026-01-02T11:41:40","modified_gmt":"2026-01-02T10:41:40","slug":"%d0%b5%d0%bd%d0%b5%d1%80%d0%b3%d0%b8%d1%98%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%b5-%d0%ba%d0%bb%d1%83%d1%87%d0%bd%d0%b0-%d0%b2%d0%be-%d0%b3%d0%b5%d0%be%d0%bf%d0%be%d0%bb%d0%b8%d1%82%d0%b8%d0%ba%d0%b0%d1%82%d0%b0","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/2021\/12\/19\/%d0%b5%d0%bd%d0%b5%d1%80%d0%b3%d0%b8%d1%98%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%b5-%d0%ba%d0%bb%d1%83%d1%87%d0%bd%d0%b0-%d0%b2%d0%be-%d0%b3%d0%b5%d0%be%d0%bf%d0%be%d0%bb%d0%b8%d1%82%d0%b8%d0%ba%d0%b0%d1%82%d0%b0\/","title":{"rendered":"REXHEPI P\u00cbR KDP: ENERGJIA \u00cbSHT\u00cb KY\u00c7E N\u00cb GJEOPOLITIK\u00cbN E SHEKULLIT TON\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>REXHEPI P\u00cbR KDP: ENERGJIA \u00cbSHT\u00cb KY\u00c7E N\u00cb GJEOPOLITIK\u00cbN E SHEKULLIT TON\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/kdpolitik.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/BAJRAM-O-960x640.jpeg\" alt=\"\" \/><\/p>\n<p>Bajram Rexhepi, drejtor i kompanis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb RMV \u201cResurset Komb\u00ebtare Energjetike\u201d thot\u00eb se energjia \u00ebsht\u00eb faktori ky\u00e7 n\u00eb gjeopolitik\u00ebn e k\u00ebtij shekulli. Por thekson se, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, vendet tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nuk p\u00ebrdorin shum\u00eb gaz natyror.<\/p>\n<p>\u201cEdhe kjo sasi e vog\u00ebl q\u00eb p\u00ebrdoret \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht gaz nga Rusia\u201d, thekson Rexhepi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KDP.<\/p>\n<p>\u201cRajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i cenuesh\u00ebm sesa pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs Lindore dhe e BE-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Viteve t\u00eb fundit kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, se vende t\u00eb fuqishme brenda BE-s\u00eb kan\u00eb treguar nj\u00eb munges\u00eb solidarizimi dhe disharmoni t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me shtete t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore. Kjo prodhon nj\u00eb cenueshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebto shtete dhe d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme ekonomike dhe gjeopolitike\u201d, thot\u00eb Rexhepi.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb lexoni intervist\u00ebn e plot\u00eb:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/kdpolitik.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/BAJRAM-2.jpg\" alt=\"\" \/><\/p>\n<p><strong>KDP: Bota po ballafaqohet me kriz\u00eb energjetike, e cila rrezikon t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe efekte negative ne ekonomit\u00eb e Evrop\u00ebs. \u00c7ka realisht po ndodh?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhepi:<\/strong>\u00a0Jo, nuk jam dakord se kriza energjetike \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. Theksi i kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, por disa prej tyre jan\u00eb determinues. E para ishte rritja e m\u00ebnj\u00ebher\u00ebshme e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr resurse t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs k\u00ebt\u00eb Ver\u00eb, pas p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs epidemiologjike, dhe dimrit m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se zakonisht, e dyta k\u00ebt\u00eb ver\u00eb kishte nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb disfavor\u00ebshme p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike nga burimet e renovueshme, dhe sidomos ato me er\u00eb, por shkaku kryesor \u00ebsht\u00eb reduktimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i rrjdh\u00ebs se gazit rus nep\u00ebr Ukraine, pasi ato filluan t\u00eb mbushin gazsjell\u00ebsin n\u00eb rrjedh\u00ebn e re Baltike. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Bashkimi Evropjan \u00ebsht\u00eb duke reduktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme p\u00ebrdorimin e qymirit dhe energjis\u00eb b\u00ebrthamore, p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike. K\u00ebtu duhet t\u00eb k\u00ebrkohet shkaku i k\u00ebsaj krize energjetike.<\/p>\n<p>Efektet negative ekonomike tani m\u00eb jan\u00eb reale, edhe p\u00ebrkund\u00ebr subvencionimit dhe intervenimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shumica e qeverive n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, dhe t\u00eb rajonit. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb shum\u00eb shtete do ket\u00eb inflacion bile edhe dyshifror\u00eb, p\u00ebr shkak se shumica e industrive jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi direkte nga energjia elektrike dhe gazi natyror.<\/p>\n<p><strong>KDP: Sa vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb varura nga gazi i Rusis\u00eb? A mund t\u00eb p\u00ebrdoret kjo varshm\u00ebri si mjet p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin? N\u00ebse po, si?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhepi:<\/strong>\u00a0P\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, n\u00eb vendet tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, gazi natyror nuk ka p\u00ebrdorim t\u00eb theksuar aktualisht, por edhe kjo sasi e vog\u00ebl q\u00eb p\u00ebrdoret , \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht gaz Rus. Megjithat\u00eb, l\u00ebshimi n\u00eb p\u00ebrdorim i rrjedh\u00ebs Jugore \u2013 TAP, dhe nd\u00ebrtimi i LNG terminaleve t\u00eb reja n\u00eb rajon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme e zvog\u00eblon k\u00ebt\u00eb varshm\u00ebri,dhe diversifikon burimet e furnizimit.<\/p>\n<p>Energjetika n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb faktori ky\u00e7 n\u00eb gjeopolitik\u00ebn e shekullit q\u00eb jetojm\u00eb, por rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i c\u00ebnuesh\u00ebm sesa pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs Lindore, dhe Be-s\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Viteve t\u00eb fundit kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, se vende t\u00eb fuqishme brenda BE-s\u00eb, kan\u00eb treguar nj\u00eb mossolidarizim dhe disharmoni t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me shtete t\u00eb Evropes Lindore, dhe kjo prodhon nj\u00eb c\u00ebnueshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebto shtete, dhe me d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme ekonomike dhe sidomos gjeopolitike.<\/p>\n<p><strong>KDP: Me \u00e7far\u00eb \u00e7mimi e blejn\u00eb gazin vendet e Ballkanit ve\u00e7 e ve\u00e7, konkretisht Maqedonia e Veriut? N\u00ebse ka dallime, pse ndonj\u00eb shtet e blen m\u00eb lir\u00eb e ndonj\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhepi:<\/strong>\u00a0Tregu i gazit natyror \u00ebsht\u00eb i hapur dhe i lir\u00eb. Problemi q\u00ebndron te ato shtete q\u00eb nuk kan\u00eb alternativa t\u00eb furnizimit, ashtu si\u00e7 jemi edhe ne si shtet aktualisht, dhe kjo mund\u00ebson q\u00eb \u00e7mimet t\u00eb dallojn\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit mesatarja e \u00e7mimit t\u00eb furnizimit ne Maqedoni ka qen\u00eb m\u00eb pak 300 dollar\u00eb p\u00ebr 1000 m3 gaz natyror, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KDP: Sa p\u00ebrdoret gazi si burim energjetik n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut (si p\u00ebrqindje) n\u00eb krahasim me burimet tjera?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhepi:<\/strong>\u00a0N\u00ebse referohemi te t\u00eb dh\u00ebnat e vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb harxhuar rreth 7400 GWh, energji elektrike, dhe rreth 3200 GWh, gaz natyror. Ky \u00ebsht\u00eb krahasim m\u00eb i kuptuesh\u00ebm pa mos llogaritur, burimet tjera t\u00eb energjis\u00eb : naft\u00ebs, drurit, th\u00ebngjillit, energjis\u00eb termale, diellore\u2026 etj.<\/p>\n<p>Por pjesa d\u00ebrmuese e gazit natyror te ne , shfryt\u00ebzohet nga kombinati TeTo, p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p><strong>KDP: Ka koh\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebrohet nd\u00ebrtimi i gazsjell\u00ebsit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Kur ekonomit\u00eb dhe amvis\u00ebrit\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ky\u00e7en n\u00eb rrjetin e gazit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rerxhepi:<\/strong>\u00a0Planifikimi dhe nd\u00ebrtimi i kapaciteteve energjetike nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb vit. Natyra e k\u00ebtyre projekteve k\u00ebrkon nj\u00eb planifikim afatgjat\u00eb. Gazi natyror p\u00ebrdoret edhe sot, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masovike. Plani jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shfryt\u00ebzim masiv, por edhe arsyeshm\u00ebri ekonomike. Kemi nd\u00ebrtuar rreth 270 km t\u00eb rrjetit t\u00eb transmisionit dhe mbeten edhe rreth 10 km q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojme projektet aktuale. Akoma jemi n\u00eb kriz\u00eb pandemie, dhe nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb parashikime t\u00eb sakta, por besoj se n\u00ebse nuk paraqitet ndonj\u00eb situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, vitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb gjitha k\u00ebto akse do t\u00eb l\u00ebshohen n\u00eb p\u00ebrdorim dhe do t\u00eb kemi t\u00eb p\u00ebrzgjedhur edhe kompanin\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb distribuimin n\u00ebp\u00ebr qytete.<\/p>\n<p><strong>KDP: Nga ku e blen gazin aktualisht RMV dhe \u00e7far\u00eb planesh ka p\u00ebr t\u00eb diversifikuar burimet me q\u00ebllim t\u00eb mosvarrjes nga nj\u00eb furnizues?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhepi:<\/strong>\u00a0Aktualisht kemi vet\u00ebm nj\u00eb linj\u00eb interkonekcioni me Bullgarin\u00eb me kapacitet 800 miljon m3 n\u00eb vit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se jemi krejt\u00ebsisht t\u00eb varrur nga gazi Rus. Ne jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebrtimi i linj\u00ebs s\u00eb interkonekcionit m\u00eb Greqin\u00eb, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb krijojm\u00eb qasje p\u00ebr furnizim nga shum\u00eb burime t\u00eb tjera. Plani jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, kjo linj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim dhe t\u00eb kemi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr burime furnizimi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/kdpolitik.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/BAJRAM-3.jpg\" alt=\"\" \/><\/p>\n<p><strong>KDP: Si e vler\u00ebsoni pranin\u00eb e Rusis\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e energjetik\u00ebs n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor dhe RMV?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhepi:<\/strong>\u00a0Besoj se e kemi t\u00eb qart\u00eb se energjetika, \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e fuqishme gjeopolitike sot. Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ekonomia e tregut \u00ebsht\u00eb vlera fundamentale e sistemeve demokratike. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ne si shtet k\u00ebmi pranuar t\u00eb p\u00ebrmbushim objektivat e \u201cEU-green deal\u201d, q\u00eb deri n\u00eb vitin 2050 t\u00eb clirohemi nga shfryt\u00ebzimi i burimeve fosile t\u00eb energjis\u00eb. Kjo k\u00ebrkon investime t\u00eb medha n\u00eb kapacitete t\u00eb reja dhe ekologjike, por edhe krijon nj\u00eb zbraz\u00ebti n\u00eb tregun energjetik, dhe Rusia sigurisht q\u00eb nuk don t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm spektator i k\u00ebtij tranzicioni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00ebk\u00ebnd\u00ebsh interesash, nj\u00eb strategji afatgjate dhe mjesht\u00ebri politike \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevoj\u00ebshme, por shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe e pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Une besoj se ne si shtet jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, por fatkeq\u00ebisht n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb jemi aktor shum\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb kuptimin energjetik, dhe jemi n\u00eb varr\u00ebsi direkte nga orientimet e aktor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs paralajm\u00ebroi se do t\u00eb pezulloj\u00eb nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs s\u00eb interkonekcionit t\u00eb gazit me RMV, si e komentoni k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim ?<\/p>\n<p>E kam ndjekur me v\u00ebm\u00ebndje debatin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ne kemi nj\u00eb memorandum t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb mes ministrive p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs s\u00eb interkonekcionit t\u00eb gazit, dhe akoma nuk kemi nj\u00eb konfirmim zyrtar p\u00ebr pezullim, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri tash jan\u00eb harxhuar rreth 650 mij\u00eb Euro p\u00ebr studimin e fizibilitetit, grant t\u00eb WBIF, pra para t\u00eb Bashkimit Evropjan, dhe akoma m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb harxhuar nga MCC n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova ka rezerva t\u00eb konsiderueshme t\u00eb th\u00ebngjillit, dhe gjithcka do t\u00eb ishte n\u00eb rregull, n\u00ebse prodhimi I energjis\u00eb elektrike n\u00eb termocentralet me th\u00ebngjill, do t\u00eb mund t\u00eb vazhdonte normalisht. Por, tani m\u00eb t\u00eb gjitha institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb pezulluar financimin e impijanteve me th\u00ebngjill, ashtu si edhe bankat komerciale, pasi taksat e k\u00ebtij prodhimi n\u00eb vitet ne vazhdim do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta, dhe kjo, pun\u00ebn e termocentraleve do ta b\u00ebj\u00eb ekonomikisht t\u00eb pa arsyeshme. T\u00eb mos flasim p\u00ebr aspektin ekologjik. Studimet kan\u00eb treguar se af\u00ebr 19000 njer\u00ebz ne vendet e BE-se rreth nesh, kan\u00eb vdekar n\u00eb tre vitet e fundit si pasoj\u00eb e ndotjes q\u00eb shkaktojn\u00eb termocentralet n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Paramendoni si mund t\u00eb jet\u00eb situata te ne.<\/p>\n<p>Besoj se \u00ebsht\u00eb e nevoj\u00ebshme t\u00eb sqarohen disa fakte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E para n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij interkonekcioni Kosova do t\u00eb mund t\u00eb furnizohet me gaz nga cdo furnizues n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshi edhe LNG \u2013 Amerikane. E dyta, kjo infrastruktur\u00eb p\u00ebrve\u00e7 transmisionit t\u00eb gazit, do t\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet edhe per transmission t\u00eb hidrogjenit, pra do t\u00eb shfryt\u00ebzohet edhe m\u00eb gjat\u00eb se n\u00eb 30 vitet e ardh\u00ebshme. E treta , gazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb resurs shum\u00eb m\u00eb ekologjik i energjis\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb balansuar sistemin energjetik q\u00eb pretendohet t\u00eb bazohet n\u00eb burime t\u00eb renovueshme. Un\u00eb mendoj se n\u00ebse Kosova pezullon k\u00ebt\u00eb projekt, gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb ardh\u00ebshme do t\u00eb rris n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme varshm\u00ebrin\u00eb e energjetike nga importi i energjis\u00eb elektrike, dhe kjo mund t\u00eb krijoj\u00eb jostabilitet ekonomik dhe rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb inflacionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REXHEPI P\u00cbR KDP: ENERGJIA \u00cbSHT\u00cb KY\u00c7E N\u00cb GJEOPOLITIK\u00cbN E SHEKULLIT TON\u00cb Bajram Rexhepi, drejtor i kompanis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb RMV \u201cResurset Komb\u00ebtare Energjetike\u201d thot\u00eb se energjia \u00ebsht\u00eb faktori ky\u00e7 n\u00eb gjeopolitik\u00ebn e k\u00ebtij shekulli. Por thekson se, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, vendet tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nuk p\u00ebrdorin shum\u00eb gaz natyror. \u201cEdhe kjo sasi e vog\u00ebl q\u00eb p\u00ebrdoret [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5200,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"inline_featured_image":false,"footnotes":""},"categories":[35],"tags":[],"class_list":["post-5199","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-35"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5199"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5199\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5201,"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5199\/revisions\/5201"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/nomagas.com.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}