Gazi Natyror

Gazi natyror është një përzierje e gazrave të djegshëm dhe jo të djegshëm, pa shije, ngjyrë dhe erë. Në përbërjen e tij, ai nuk duhet të përmbajë papastërti mekanike, rrëshira dhe përbërës rrëshirës. Është më i lehtë se ajri sepse dendësia e tij është më e vogël se dendësia e ajrit. Gazrat e djegshëm të gazit natyror janë hidrokarbure të ngopura ose parafinike, pra alkanet: metani, etani dhe propani. Përveç alkaneve të listuara, gazi natyror përmban butan (iso dhe butan normal), pentan (pentan neo, iso dhe normal) si dhe heksan dhe heptan në sasi të vogla molare (në përqindje). Nga gazrat jo të djegshëm gazi natyror përmban azot dhe dioksid karboni.
Gazi natyror që transportohet në sistemin e gazsjellësit është i cilësisë ruse, përkatësisht me një përmbajtje metani mbi 92 (mol%), përmbajtja maksimale e dioksidit të karbonit është 1 (mol%), azoti mund të gjendet në koncentrim deri në 2 (mol%), ndërsa koncentrimi i sulfurit është praktikisht i papërfillshëm. Fuqia termike më e ulët varion ndërmjet Hd=33.00 MJ/nm3- 33.90 MJ/nm3, dhe dendësia relative është 0.562kg/Nm3. Gazi natyror matet në metër kub normal (Nm3). Një metër kub normal është sasia e gazit natyror që është në një vëllim prej 1m3 në një presion absolut prej 1,01325 bar dhe në një temperaturë prej 20°C.
Përveç qymyrit, gazi natyror është e vetmja formë primare e energjisë që mund të përdoret pa përgatitje paraprake. Me futjen e gazit natyror në impiantet industriale dhe energjetike krijohen kushtet për automatizim maksimal të proceseve të energjisë termike, ekonomi më të madhe në konsumin e energjensit, rritje të produktivitetit të punës, ulje të kostove të mirëmbajtjes për pajisjet investuese etj. Përdoret në termocentralet dhe industrinë (për nevoja teknologjike, procesore dhe energjetike, prodhimin e energjisë elektrike në impiantet e gazit të kogjenerimit), në amvisëri (për gatim, sigurimin e ujit të ngrohtë për nevoja sanitare, ngrohje dhe ftohje) dhe në sektorin e transportit si karburant për lloje të ndryshme të mjeteve motorike. Me një fushatë mediatike të dizajnuar mirë për avantazhet e gazit natyror në raport me energjensë të tjerë, edukimin dhe justifikimin ekonomik të investimeve për lidhjen me sistemin, realizimi i projektit për shfrytëzimin e gazit natyror është praktikisht realitet. Cili do të jetë përdorimi i gazit natyror në të gjitha sferat e jetesës varet nga shkalla e zhvillimit të sektorit të energjisë, lartësia e standardit, gatishmëria për të përdorur gazin natyror si në industri ashtu edhe në amvisëri. Të gjithë këto faktorë janë element i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit të transmetimit të gazit natyror.