Karakteristikat kryesore teknike të Sistemit për Përçimin e Gazit Natyror

Sistemi i përçimit të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë Veriore fillon nga pika e kyqjes në Interkonektorin Kyustendil-Zhidilovë, së sistemit të përçimit të gazit natyror të Maqedonisë së Veriut me sistemin e përçimit të gazit natyror të Bullgarisë që ndodhet në kufirin lindor në vendin e quajtur Deve Bair dhe shtrihet në drejtim të Shkupit duke kaluar rajonet Kriva Pallanka, Kratovë, Kumanovë dhe Shkup. 

 

Sistemi matës në stacionin e pranimit dhe të përçimit përbëhet nga 3 linja matëse (nga të cilat 2 janë në punë dhe një rezervë), dhe ka një sistem kompjuterik dhe pajisje të nevojshme për përcaktimin e sasive dhe cilësisë së gazit. Për të matur sasinë e gazit, çdo linjë e matjes është e pajisur me nga dy sisteme matëse elektronike të pavarura: matje me ultratinguj (komerciale) dhe matje me dijafragmë (matje kontrolluese). Kapaciteti i linjave matëse është 180,000 Nm3/h. Kapaciteti i projektuar i sistemit të përçimit të gazit natyror është 800 milionë Nm3 në vit, me mundësi rritjeje deri në 1200 milionë Nm3.

 

Gazsjellësi magjistral si dhe degët e saja janë projektuar për një presion pune prej 54 bar. Presioni aktual i funksionimit është 40 bar, kurse sasia vjetore e përçuar e gazit natyror në 3 (tre) vitet e fundit është mesatarisht 350 milionë Nm3. Konsumatorët më të mëdhenj janë impianti i kogjenerimit për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes - TE-TO SHA Shkup dhe konsumatorët industrialë në qytetin e Shkupit.

Gjatësitë e gazsjellësit magjistral dhe të degëve të saja, si dhe diametri i jashtëm i tubave, tregohen në tabelën më poshtë:

Nr. Rendor

Gazsjellësi

Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm)

Gjatësia (m)

1.

Gazsjellësi magjistral

DN 500

98.611

2.

Dega e gazsjellësit drejt Kriva Pallankës

DN 100

1.511

3.

Dega e gazsjellësit drejt Ginovcit

DN 100

1.692

4.

Dega e gazsjellësit drejt Kratovës

DN 100

4.564

5.

Dega e gazsjellësit drejt Kumanovës

DN 200

7.678

6.

Dega e gazsjellësit drejt TIRZ Bunarxhikut

DN 200

5.361

7.

Dega e gazsjellësit drejt TAV Maqedoni - Petrovec

DN 200

46

8.

Dega e gazsjellësit drejt Shkup-Veri

DN 300

1.848

9.

Dega e gazsjellësit drejt Shkup-Jug

DN 400

8.303

Në pjesën e linjës të sistemit për përçimin e gazit natyror janë ndërtuar 1 (një) stacion me mekanizëm për Nisje të mjetit pastrues dhe 1 (një) stacion me mekanizëm Pranimi të mjetit pastrues. 

Stacioni i Nisësit ndodhet 4.3 km në PK 41+86

Stacioni i Pranimit ndodhet 97.94 km në PK 922+06

Objekti

Kilometri / Pika

(km) / (PK)

Stacioni i Nisësit

4,3 km / PK 41 + 86

Stacioni i Marrësit

97,94 km / PK 922 + 06

Në gazsjellësin Magjistral janë ndërtuar 16 (gjashtëmbëdhjetë) Stacione me valvula - Bllok Stacione të cilat në raste nevoje shërbejnë dhe për ndërprerjen e përçimit të gazit apo bllokimin e gazit, gjithashtu stacione me valvula të bllokimit janë ndërtuar dhe në degët e gazsjellësit si dhe në ndërlidhjet me rrjetet e gazsjellësve të vendeve fqinje.

Numri rendor

Bllok Stacioni

1.

Bllok Stacioni Kriva Palanka DN 500

2.

Bllok Stacioni Ginovci DN 500

3.

Bllok Stacioni Kratovë DN 500

4.

Bllok Stacioni Veles (Kleçovce) DN 500

5.

Bllok Stacioni Serbia e Jugut DN 300

6.

Bllok Stacioni DN 500 i Kumanovës

7.

Bllok Stacioni Romanovce DN 150

8.

Bllok Stacioni Shkup-Jug (Bërnjarci) DN 500

9.

Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drejt Kriva Pallankës DN 150

10.

Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drejt Ginovci DN 150

11.

Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drejt Kratovës DN 150

12.

Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drejt Kumanovës DN 200

13.

Bllok Stacioni Bunarxhik (Haraçinë) DN 200

14.

Bllok Stacioni Bunarxhik DN 200

15.

Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit Shkup-Jug DN 400

16.

Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit Shkup-Veri DN 400

Në lokacionet e Bllok Stacioneve të degës së gazsjellësit Shkup-Jug dhe të degës së gazsjellësit Shkup Veri, para stacioneve kryesore të matjes dhe rregullimit SKMR Shkup-Jug dhe SKMR Shkup-Veri janë të instaluar 2 (dy) stacione filtruese me filtra ciklonik për mbrojtje nga papastërtitë, pluhuri dhe kondenzi nga gazi natyror që mund të vijnë përmes gazsjellësit magjistral. 

 

Mbrojtja e tubacionit nga korrozioni kryhet me sistemin e mbrojtjes katodike përmes mbrojtësve dhe stacioneve katodike.

Në pjesën e presionit të lartë të sistemit të përçimit ekzistojnë 7 (shtatë) stacione kryesore matëse dhe rregulluese (SKMR) të cilët ulin presionin nga gazsjellësi magjistral ashtu që lidhin pjesën e rrjetit me presionit të lartë me pjesën e rrjetit urban me presion të ulët në qytetet Kriva Pallanka, Kratovë, Kumanovë dhe Shkup.

Nr. Rendor

Objekti

Stacioni i Matës-rregullues

(Kapaciteti maksimal)

Fllanxha e hyrjes

Fllanxha e daljes

1.

SKMR Kriva Palanka

Q=5.000 Nm3/h

2"

4"

2.

SKRM Kratovë

Q=5.000 Nm3/h

2"

4"

3.

SKRM Kumanovë

Q=20.000 Nm3/h

6”

8”

4.

SKMR Shkup Veri

Q=120.000 Nm3/h

12”

16”

5.

SKMR Shkup Jug

Q=120.000 Nm3/h

12”

16”

6.

SKMR TAV

Q=30.000 Nm3/h

8”

6”

7.

Drejtoria për Zonat Teknike të Zhvillimit Industrial

Q=10.000 Nm3/h

6”

10”

RRJETET E GAZSJELLËSIT NË QYTETE

Gazi natyror nëpërmjet stacioneve kryesore të matjes dhe rregullimit (SKMR) reduktohet dhe përmes rrjetit të tubacioneve të gazit të qytetit përçohet deri tek stacionet matëse-rregulluese (SMR), të cilat janë pika dalëse nga sistemi, ku kryhet përçimi cilësor dhe sasior i gazit natyror tek konsumatorët, përdoruesit e sistemit.

Rrjeti urban i gazsjellësit në qytetin Kriva Palanka

Tabela jep një pasqyrë të gjatësive të seksionit të rrjetit të gazsjellësit në qytetin Kriva Palanka sipas diametrit nominal të tubave të gazsjellësit:

Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm)

Gjatësia (m)

DN 100

1.089

Gjatësia e përgjithshme e rrjetit në qytetin Kriva Palanka është 1,089 km.

Kriva Palanka ka 1 (një) përdorues aktiv në rrjetin e lidhur.

 

Rrjeti urban i gazsjellësit në qytetin e Kratovës

Tabela jep një pasqyrë të gjatësive të seksioneve të rrjetit të gazsjellësit në qytetin e Kratovës sipas diametrit nominal të tubave të gazsjellësit:

Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm)

Gjatësia (m)

DN 150

5.333

DN 200

24

DN 100

569

Gjatësia e përgjithshme e rrjetit të gazsjellësit në qytetin e Kratovës është 5,926 km.

Në rrjetin e gazsjellësit Kratovo nuk ka aktualisht përdorues të lidhur në rrjet.

 

Rrjeti urban i Gazsjellësit në qytetin e Kumanovës

Tabela jep një pasqyrë të gjatësive të seksioneve të rrjetit të gazsjellësit të Kumanovës sipas diametrit nominal të tubave të gazsjellësit:

Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm)

Gjatësia (m)

DN 200

939,00

DN 150

1.055,67

DN 150

3.635,19

DN 100

1.502,61

DN 100

19,46

DN 80

65,00

DN 50

188,18

DN 25

22,24

Gjatësia e përgjithshme e gazsjellësit në Kumanovë është 7,427 km

Në rrjetin e gazsjellësit Kumanovë ka 4 (katër) përdorues aktivë të rrjetit.

 

Rrjeti urban i gazsjellësit në qytetin e Shkupit

Tabela jep një pasqyrë të gjatësive të seksioneve të rrjetit të gazsjellësit në qytetin e Shkupit sipas diametrit nominal të tubave të gazsjellësit:

Diametri nominal i

gazsjellësit (mm)

Gjatësia (m)

DN 500

5.612,5

DN 500

2.263,54

DN 400

11.757

DN 400

10.715,39

DN 300

1.456,67

DN 300

17,63

DN 250

149,98

DN 200

6.120,08

DN 150

15.094,59

DN 150

1.381,24

DN 100

46,7

DN 100

4.501,27

DN 100

1.365,74

DN 80

3.412,21

DN 50

1.571,19

DN 25

43,83

65.510

Gjatësia e përgjithshme e rrjetit urban të gazit në qytetin e Shkupit është 65.510 km

 

Rrjeti i gazsjellësit të qytetit të Shkupit ka numrin më të madh të përdoruesve. 

 

Shumica e stacioneve matëse-rregulluese janë të lidhura me sistemin telemetrik të leximit të të dhënave në distancë, pra mbledhjen e të dhënave nga pajisjet matëse të instaluara në stacionet, duke siguruar kështu transferim të qëndrueshëm dhe të shpejt të të dhënave në Qendrën e Dispeçerisë së NOMAGAS AD Shkup, si dhe përpunimin e shpejtë të tyre në raportet e duhura, pagesat dhe analizat statistikore të nevojshme.  

  

Gjatësia e përgjithshme e gazsjellësit magjistral dhe të degëve të saja është 129,614 km.

 

Gjatësia e rrjetit të gazsjellësit të Qyteteve: Kriva Palankë, Kratovë, Kumanovë dhe Shkup është 79,952 km

 

Gjatësia e përgjithshme e rrjetit të ndërtuar deri më tani të Sistemit për pëçimin e gazit natyrorë nga NOMAGAS AD Shkup është 209.566 km.

Gjatësia (km)

Gazsjellësi magjistral dhe degët e saja - Gjithsej

129,614

Rrjeti Urban në Qytete -Gjithsej

79,952

Gazsjellës - Gjithsej

209,566

Sasitë e gazit natyror të përçuara sipas viteve

Viti Sasitë e përçuara (Nm3)
2006 82.787.893
2007 105.398.201
2008 119.607.640
2009 117.393.625
2010 117.393.625
2011 135.835.969
2012 136.587.341
2013 158.585.180
2014 134.663.666
2015 135.946.902
2016 213.439.518
2017 275.072.659
2018 253.628.080
2019 295.206.982
2020 337.880.997
2021 426.175.676
2022 280.085.963

Tarifat

Tarifa mesatare e NOMAGAS SHA Shkup është 0.1216, den/kWh.

Kyqja në Rrjet

Kyqja në sistemin e Përçimin të Gazit Natyror është një procedurë e ndërtimit të një instalimi kyqës me të cilin përdoruesi potencial lidhet me sistemin. Pas kërkesës së paraqitur dhe përcaktimit të kushteve teknike, fillon procedura për kyqjen në sistem në përputhje me Rregullat e Rrjetit dhe legjislacionin ekzistues. Pëlqimi për kyqje merret brenda afatit të caktuar.

Marrëveshja e Interkoneksionit

Marrëveshja - PDF