Qyteti i Shkupit sot organizon një debat publik për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno, në të cilin kryetari i bashkisë, Petre Shilegov, ka ftuar përfaqësues të institucioneve shtetërore kompetente, si dhe shoqata qytetare që kanë shprehur shqetësime lidhur me projektin.
– Pres që në debat të fillojmë procesin e ballafaqimit të fakteve dhe argumenteve. Nga takimi do të ketë transmetim “live stream” dhe besoj se të gjitha mediat do t’i japin rëndësi. Mendoj se në këtë mënyrë pikat kryesore të debatit mund të përcillen në të gjitha televizionet kombëtare, rajonale dhe lokale. Kështu, dukshmëria do të jetë më e madhe sesa nëse do të zhvillohej një debat në ndonjë televizion me koncesion kombëtar, deklaroi Shilegov para debatit.
MIA do ta transmetojë drejtpërdrejt debatin në faqen e saj të internetit www.mia.mk, si dhe në YouTube dhe Facebook.