Takim pune me përfaqësuesit e iniciativës qytetare „E dua Vodnon“

Takim pune për Programin e propozuar të pyllëzimit të Vodnos

Grupi i punës për pyllëzimin e Vodnos, i përbërë nga përfaqësues të Qytetit të Shkupit, NP „Parket dhe Hapësira të Gjelbërta“, Ministrisë për Mjedis, Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe Fakultetit të Pyjeve, mbajti një takim pune me përfaqësues të iniciativës qytetare „E dua Vodnon“ lidhur me aktivitetet e deritanishme për përgatitjen e programit të propozuar për pyllëzim dhe rikultivim të malit Vodno.

Programi i propozuar është përgatitur nga grupi i punës pas një analize gjithëpërfshirëse të dokumentacionit për Vodnon dhe përfshin një plan të përgjithshëm për rikultivim dhe pyllëzim, plan për pyllëzim prioritizuar, si dhe propozime për aktivitete të ardhshme për pyllëzim dhe rikultivim.
Sipas planit të përgjithshëm, është planifikuar pyllëzim në 578 hektarë në anën jugore dhe veriore të Vodnos, ndërsa si prioritet në fazën e parë janë planifikuar 25 hektarë në 6 lokacione.

Mjetet financiare për realizimin e programit, në vlerë prej 43 milionë denarësh, janë siguruar nga Qeveria dhe Resurset Kombëtare Energjetike (NER).