Të nderuar pronarë të tokave nëpër të cilat kalojnë tubacionet e gazit,
Procedura e shpronësimit zhvillohet në mënyrën e mëposhtme:
• Në bazë të projektit përfundimtar të miratuar në vitin 2016, A.D. NER përgatit elaboratet për shpronësim në përputhje me Ligjin për Shpronësim.
• Në përputhje me elaboratet e shpronësimit, Byroja e ekspertizave kryen vlerësimin e vlerës së parcelave që janë objekt i shpronësimit.
• Sipas vlerësimeve, Drejtoria për Çështje Pronësore-Juridike cakton seanca me pronarët dhe zbaton procedurën e shpronësimit.
Të gjithë pronarët që pajtohen me vlerën e vlerësuar nënshkruajnë marrëveshje për shpronësim.
• Pas nënshkrimit të marrëveshjes, A.D. NER kryen pagesën ndaj pronarëve.
• Në rastet kur pronarët nuk pajtohen me vlerën e shpronësimit, procedura vazhdon në gjykatat themelore kompetente.
• Gjykatat janë i vetmi organ që mund ta ndryshojnë vlerën e shpronësimit.
MEGJITHATË, SIPAS LIGJIT PËR SHPRONËSIM, PROCEDURA GJYQËSORE NUK E SHTYN SHPRONËSIMIN
(procedura zhvillohet vetëm në lidhje me vlerën e pronës).
• Nëse gjykata vendos për një shumë më të lartë, A.D. NER kryen pagesën në bazë të vendimit gjyqësor.
• PAGESA KRYHET VETËM PËR PRONARËT LIGJORË (të regjistruar në fletën pronësore).
NËSE PRONARËT (DE FACTO) NUK E KANË PËRFUNDUAR PROCEDURËN E TRASHËGIMISË, PAGESA NUK
MUND TË REALIZOHET, dhe në këtë rast caktohet një përfaqësues i përkohshëm.
Për çdo parcelë ekzistojnë dy lloje shpronësimi:
• Shpronësim i plotë, me gjerësi prej 7 metrash;
• Shpronësim i pjesshëm, me gjerësi prej 18 metrash.
Informacione shtesë:
• Në të gjitha parcelat, tubacionet e gazit instalohen në thellësi dhe, pas përfundimit të projektit, pronarët mund t’i përdorin parcelat për mbjelljen e kulturave njëvjeçare (pa rrënjë të thella).
• E gjithë linja përgjatë së cilës kalon trasa është e shënuar me shenja të dukshme.
• Të gjitha parcelat rikthehen në gjendjen fillestare.
• Në një distancë prej 5 metrash majtas dhe djathtas nga boshti i tubacionit të gazit nuk lejohet mbjellja e drurëve me rrënjë të thella.
• Në një distancë prej 30 metrash majtas dhe djathtas nga boshti i tubacionit të gazit nuk lejohet ndërtimi i objekteve, për arsye sigurie.