Sot në Kiev, Ukrainë – Bajram Rexhepi, drejtor ekzekutiv i NER AD Shkup, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, morën pjesë në sesionin e tretë të komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Njëkohësisht, realizuan edhe një takim me përfaqësues të lartë të operatorit ukrainas të transmetimit të gazit.