P-TECC (Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji dhe Klimë) është forumi më i rëndësishëm energjetik euro-amerikan, ku përcaktohen projektet kyçe energjetike dhe bashkëpunimi rajonal. Sot në Zagreb, së bashku me ministrin Kreshnik Bekteshi, me ministren e Energjisë të SHBA-së, si dhe me ministrat nga i gjithë rajoni, diskutuam mbi drejtimet e diversifikimit të burimeve tona të
energjisë dhe projektet urgjente që do të shërbejnë për pavarësi nga burimet ruse.
Zhvilluam gjithashtu takime bilaterale me ministrat e energjisë të Kroacisë, Bullgarisë dhe me shumë aktorë të tjerë të rëndësishëm nga sektori energjetik.