Nën patronazhin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, sot në Baku u zhvillua konferenca “Këshilli Këshillimor i Korridorit Jugor të Gazit”. Së bashku me ministrin Kreshnik Bekteshi patëm diskutime dhe takime shumë frytdhënëse, me qëllim diversifikimin dhe stabilizimin e burimeve tona të furnizimit me gaz dhe konsolidimin e tregut rajonal të përbashkët.
Në takime bilaterale u takuam me ministrat e energjetikës së Azerbajxhanit, Turqisë dhe Bullgarisë, Komisionerin për Zgjerim dhe Energji të BE-së, z. Oliver Varhelyi, znj. Kadri Simson, si dhe drejtorët e kompanive SOCAR, TAP dhe IGB.