Takim pune në Bullgari

Në takimin e Komisionit të përbashkët për transport, infrastrukturë dhe energjetikë, të mbajtur në Sofje, së bashku me ministrat e Transportit dhe të Vetëqeverisjes Lokale, z.Boçvarski dhe Milevski, si dhe me ministrat homologë të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, i përcaktuam prioritetet tona të përbashkëta me qëllim rritjen e kapaciteteve tona për transmetimin e gazit, ndërtimin e interkoneksionit të ri Strumicë–Petriç, partneritetin tonë në terminalin e LNG-së në Aleksandrupoli, shfrytëzimin e kapaciteteve të rezervuarëve të gazit natyror në territorin bullgar, organizimin e tregut të përbashkët dhe bashkëpunimin në shumë fusha të tjera me interes të përbashkët.

Të gjitha këto projekte konkrete janë në funksion të sigurimit të shërbimeve cilësore dhe konkurruese në tregun energjetik, diversifikimit, stabilizimit dhe sigurisë së furnizimit.

Jam shumë i bindur se qasja e re e të dyja qeverive jo vetëm që do të mundësojë fillimin e negociatave me BE-në, por edhe do të rrisë ndjeshëm nivelin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve.