Beyond Borders – Konferencë në Tiranë

Në Tiranë u mbajt një konferencë nën patronazhin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Në këtë konferencë mori pjesë Bajram Rexhepi, drejtor ekzekutiv i National Energy Resources, së bashku me kolegë nga gjigantët energjetikë SOCAR, ExxonMobil, Snam, Enagás, TAP dhe të tjerë. Ai prezantoi strategjinë tonë për diversifikimin dhe sigurinë e burimeve energjetike, drejt pavarësisë energjetike.