Gazsjellësi interkonektiv Maqedonia e Veriut – Greqia

Kjo degë e gazsjellësit përbën pjesë të Sistemit Kombëtar të Gazifikimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti “Gazsjellësi interkonektiv Maqedonia e Veriut – Greqia” është një projekt që synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me gaz, si për Republikën e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe për rajonin. Përmes kësaj dege realizohet lidhja e rrjetit ekzistues magjistral në RMV me rrjetin e gazsjellësit në Greqi.

Pika fillestare e trasës në Maqedoninë e Veriut është kufiri me Greqinë, në afërsi të fshatit Idomeni dhe qytetit të Gjevgjelisë, ku përfundon pjesa greke e gazsjellësit. Pika përfundimtare është stacioni bllok tashmë i ndërtuar (stacioni bllok BS 7) në gazsjellësin e ri Shtip – Negotinë, pranë qytetit të Negotinës. Gjatësia e trasës së gazsjellësit është 68 km, me diametër Φ700.

Investitor i Projektit është NER AD Shkup – Burime Kombëtare Energjetike, shoqëri aksionare për ushtrimin e veprimtarive energjetike, Shkup, në pronësi shtetërore.

Rëndësia e projektit:
• Mbështetje e gazifikimit të vendit përmes sigurimit të një pike interkoneksioni që mund të furnizojë sasi të mëdha gazi për të përmbushur rritjen e pritshme të kërkesës;
Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm përmes ofrimit të diversifikimit të burimeve të furnizimit;
• Sigurimi i integrimit të tregut me qëllim që konsumatorët në Maqedoninë e Veriut të kenë çmime të gazit të ngjashme me ato të vendeve fqinje;
• Burim i qëndrueshëm energjie për vendin, i cili ka një indeks të ulët të intensitetit të emetimeve.

Vendosja e përgjithshme e projektit është paraqitur në figurën vijuese:

mapa

Pyetjet do të mund të dorëzohen në formë të shkruar, ndërsa formulari do të jetë i disponueshëm në administratat komunale të komunave nëpër të cilat kalon gazsjellësi. Përveç formularit të shkruar, pyetjet do të mund të parashtrohen edhe duke kontaktuar inxhinierët përgjegjës të projektit, me telefon ose personalisht.

Kontaktet në Burime Kombëtare Energjetike (NER AD Shkup) janë:
Ivo Shurbanovski – ivo.shurbanovski@mer.com.mk, tel. mobil: +389 75 269 754
Aleksandar Apostoloski – aleksandar.apostoloski@mer.com.mk, tel. mobil: +389 75 269 763