Sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Boçvarski, bëmë një vështrim të saldimit të gypit të fundit në pjesën Negotinë-Manastir, duke përfunduar punimet ndërtimore të këtij aksi. Kjo praktikisht do të thotë se së shpejti do të kyçet dhe do të vihet në funksion pjesa Kleçovcë – Manastir në gjatësi prej 188 km. Së shpejti pritet të përfundojnë edhe punimet ndërtimore në aksin Shkup-Tetovë-Gostivar.