Në pajtim me Ligjin përdetyrimin e Republika e Maqedonisë së Veriut, Dojçe Bank dhe Erste bank me Marrëveshjen për hua për financimin e Projektit “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut - faza 1 Aksi Shtip-Negotinë-Manastir dhe Aksi Shkup-Tetovë-Gostivar janë siguruar mjete për ndërtimin e aksit “Bllok stacioni 5 (Shtip) – Negotinë”.
Ndërtimi filloi në qershor 2016 dhe përfundoi në 2019.
Parametrat teknikë:
- Seksioni i linjës në gjatësi prej 36 km me diametër tubit DN 500 (20”);
- Bllok stacione: BS 7(DN500); BS Negotinë (DN80); BS 8 (DN400) dhe BS Kavadar 1 (DN150);
- SKRM “Shtip”, me kapacitet Q=19.000 m3/h;
- SKRM “Negotinë”, me kapacitet Q=7 000 m3/h.
Përshkrimi i trasesë:
Trasa në segmentin Bllok Stacioni 5 (Shtip)- Negotinë nis nga Bllok Stacioni 5 në afërsi të Shtipit (aty ku pëfrundon aksi Kleçovce – Bllok Stacioni 5), kalon nëpër malin Serta, nëpër pjesën më lindore të poligonit ushtarak Krivollak dhe drejtohet kah lumi Vardar. Pas kalimit të lumit Vardar, magjistralja e segmentit të gazsjellësit deri në përfundim të tij tek kyçja për në Kavadar ka kahje drejt perëndimit. Në këtë pjesë trasa kalon në jug të Negotinës, në veri të CTE Negotinë dhe në veri të Kavadarit.