Bajram Rexhepi, drejtor ekzekutiv i NOMAGAS AD Shkup, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, realizoi një takim në Londër me drejtoreshën e përgjithshme të EBRD-së për infrastrukturë të qëndrueshme, Nandita Parshad, një nga mbështetëset më të mëdha të projekteve infrastrukturore në vend. EBRD do të vazhdojë të financojë projektet tona për transformimin energjetik.

