Nga vizioni në realizim: Projekti për interkonektorin me Greqinë, i nisur në vitin 2016, hyn në fazën e ndërtimit

NOMAGAS me krenari e shënon këtë moment historik – ka filluar ndërtimi i interkonektorit të gazit që do ta lidhë Maqedoninë e Veriut me rrjetin rajonal dhe evropian të gazit natyror.

Ky projekt strategjik, përgatitjet e të cilit filluan që në vitin 2016, sot po bëhet realitet.

Nën drejtimin e drejtorit Muhamet Elmazi, NOMAGAS udhëheq këtë mision kyç nacional me një vizion të qartë: forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe konkurrueshmërisë energjetike të vendit.

Interkonektori i gazit, me gjatësi totale prej 66.7 kilometrash, që shtrihet nga Gjevgjelia deri në Negotinë, do të sigurojë një kapacitet fillestar prej 1.5 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Kjo infrastrukturë jo vetëm që do të mundësojë gaz më të lirë, të sigurt dhe të qëndrueshëm për industrinë dhe amvisëritë, por gjithashtu do të sjellë një diversifikim të vërtetë të burimeve të energjisë dhe një lidhje të qëndrueshme me rrjetin energjetik evropian.

“Ky projekt është kapital dhe strategjik për Maqedoninë e Veriut. Ai sjell siguri, efikasitet dhe stabilitet në furnizim, dhe njëkohësisht na pozicionon si qendër energjetike në rajon,” deklaroi drejtori Elmazi.

Interkonektori është teknologjikisht i përgatitur për të përmbushur jo vetëm sfidat aktuale energjetike, por edhe kërkesat e ardhshme për energji të gjelbër, të pastër dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet më të larta europiane.

Projekti po realizohet me kujdes të veçantë ndaj mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe sigurisë afatgjatë energjetike të shtetit.

Si lider kombëtar në industrinë e gazit, NOMAGAS po udhëheq procesin e ndërtimit me profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë, i bindur se ky investim përbën një hap kyç drejt sovranitetit energjetik dhe zhvillimit ekonomik.

Çdo fazë po zbatohet me përkushtim maksimal, me qëllimin përfundimtar: përfitimi më i madh për qytetarët, ekonominë dhe gjeneratat e ardhshme.

Me përfundimin me sukses të projektit, Maqedonia e Veriut pozicionohet si një aktor energjetik i plotfuqishëm dhe i qëndrueshëm në Evropë – e fortë, e lidhur dhe e përgatitur për të ardhmen.