Për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në sistemet rajonale të gazsjellësve në vendet fqinje, njoftojmë se në periudhën nga 13 tetor 2025 deri më 17 tetor 2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror drejt Republikës së Maqedonisë. Për këtë ndërprerje, NOMAGAS SHA Shkup ka njoftuar me kohë të gjitha palët e interesuara.
Në kuadër të mundësive të saj, NOMAGAS SHA Shkup do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të vepruar në përputhje me njoftimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, të datës 30 shtator 2025.
Në rast se do të ketë ndryshime të mundshme në lidhje me kohëzgjatjen e ndërprerjes, opinioni publik do të njoftohet me kohë përmes një njoftimi të ri.
Theksojmë se në këtë situatë ndikon edhe fakti që vendi ynë ka vetëm një pikë hyrëse për gaz natyror, përmes interkonektorit të vetëm në Deve Bair.
Në drejtim të kapërcimit të këtij kufizimi, NOMAGAS SHA Shkup po punon intensivisht në realizimin e një lidhjeje të re ndërkonektive, konkretisht interkonektorit me Greqinë, ndërtimi i të cilit ka filluar që në muajin qershor. Ky projekt është me rëndësi të veçantë, sepse me përfundimin e tij do të sigurohet një hyrje e dytë për gaz natyror, duke mundësuar kështu furnizim alternativ dhe rezervë në rast ndërprerjesh për shkak të punimeve të mirëmbajtjes.