Për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në sistemet rajonale të gazsjellësve në vendet fqinje, ka një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me gaz natyror drejt Maqedonisë. Këto aktivitete të mirëmbajtjes nuk janë në kompetencë të NOMAGAS SHA Shkup, pasi po realizohen në gazsjellës që nuk janë në pronësi të kompanisë.
Duke e pasur parasysh këtë, situata po monitorohet në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme 24 orë në ditë, dhe brenda mundësive të disponueshme po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të reaguar në mënyrë të përshtatshme dhe për të minimizuar sa më shumë pasojat negative të ndërprerjes. Sipas informacioneve që disponohen deri më tani, punimet e mirëmbajtjes pritet të përfundojnë në kohë dhe furnizimi me gaz natyror duhet të stabilizohet më 17 tetor. Nëse do të ketë ndonjë zgjatje të mundshme të punimeve, publiku do të njoftohet shtesë. Sa i përket njoftimit të JSP Shkup për devijime të mundshme dhe ndryshime eventuale në orarin e qarkullimit më 17.10.2025, ky informacion duhet të merret me rezervë.
Arsyeja është se punimet e mirëmbajtjes dhe ndërprerja kanë filluar më 13.10.2025, dhe gjatë tre ditëve të fundit (katër me ditën e sotme), JSP Shkup nuk ka pasur probleme në funksionimin e saj. Prandaj, paraqitja e datës 17.10.2025 si ditë problematike – kur pritet stabilizimi i furnizimit me gaz – nuk është e bazuar.
Gjithashtu, informojmë se JSP Shkup që nga 01.12.2024 nuk është më përdorues i drejtpërdrejtë i stacionit të NOMAGAS SHA Shkup, i cili ndodhet në territorin e tyre.
Duke marrë parasysh,nëse ekziston ndonjë arsye tjetër për devijime apo ndryshime të mundshme në orarin e qarkullimit nga JSP Shkup, nuk është e drejtë që për këtë të aludohet në NOMAGAS SHA Shkup, sidomos për një çështje të ndjeshme siç është transporti publik në qytetin e Shkupit.