Me mbërritjen e tubave të parë nga prodhuesi evropian me reputacion CORINTH PIPEWORKS, projekti për ndërtimin e interkonektorit të gazit hyn në një fazë të re dhe të rëndësishme të realizimit.
Zbatimi i një projekti të tillë kapital infrastrukturor nënkupton procese komplekse dhe shumëfazore, të cilat përfshijnë koordinim me disa institucione, harmonizim me procedurat ligjore dhe respektim të të gjitha standardeve që lidhen me sigurinë, mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgiminë kulturore.
Nomagaz mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent me të gjitha institucionet kompetente dhe realizimit në kohë të projektit, i cili ka rëndësi strategjike për stabilitetin energjetik të shtetit dhe rajonit.


