Punëtoria përfundimtare
,,Interkonektori i gazit Republika e Maqedonisë së Veriut – Kosovë”
Sot në hotel Marriott u mbajt punëtoria finale, ku morën pjesë zëvendësministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Manevski, zëvendësministri i Ekonomisë së Kosovës, Getoar Mjeku, Drejtori Ekzekutiv i NOMAGAS Sh.A. Bajram Rexhepi, përfaqësues të njësive të projektit të të dy shteteve, përfaqësues të institucioneve të tjera etj.
Në këtë punëtori përfundimtare konsulentët e IPF 9 nga WBIF prezantuan studimin e fizibilitetit para përfaqësuesve të të dy vendeve. Me realizimin e këtij projekti është bërë e mundur lidhja energjetike e të dy vendeve, zhvillimi rajonal i tregut të gazit dhe siguria e furnizimit.