Vizita në Shtetet e Bashkuara

Këto ditë së bashku me Ministrin e Ekonomisë K. Bektesi dhe Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane B. Maricic qëndruam në Uashington, SHBA. U takuam me shumë figura të larta politike nga SHBA-të dhe diskutuam për integrimin rajonal, perspektivat e vendit tonë dhe rajonit, sfidat e reja gjeopolitike, zhvillimin e sektorit energjetik etj. Ne e përfunduam vizitën duke u takuar në Departamentin e Shtetit për të biseduar me Jeffrey Ross Piatt, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Energjinë, mikun dhe përkrahësin tonë të madh.
Zoti e bekoftë miqësinë tonë me SHBA-të.