Zyrtari emërohet nga anëtarët joekzekutivë të bordit të drejtorëve të NOMAGAS SHA Shkup, pas miratimit
paraprak nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Miratim nga KRRE për zyrtarin e pajtueshmërisë
Zyrtari vazhdimisht e monitoron pajtueshmërinë e punës së NOMAGAS SHA Shkup me Ligjin për Energjetikë dhe me Programin për Pajtueshmëri të NOMAGAS SHA Shkup në lidhje me obligimet që dalin nga ndarja pronësore, Statuti i NOMAGAS SHA Shkup dhe Rregullorja për kushtet dhe mënyrën e punës së zyrtarit për pajtueshmëri, aktet ligjore dhe/ose nënligjore në fuqi që e rregullojnë fushën e veprimtarisë së tij, si dhe aktet e tjera të shoqërisë.
Zyrtari për pajtueshmëri e ndjek realizimin e Programit nga aspekti i:
– pavarësisë, transparencës, objektivitetit dhe paanshmërisë në punën e NOMAGAS SHA Shkup,
– njoftimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë për shkelje të rëndësishme në zbatimin e programit të pajtueshmërisë,
– parandalimit të diskriminimit të përdoruesve të sistemit për transmetim të gazit natyror në çdo bazë,
– konfidencialitetit të të dhënave afariste të përdoruesve të sistemit për transmetim të gazit natyror,
– koordinimit dhe bashkëpunimit të NOMAGAS SHA Shkup me operatorë të tjerë të sistemeve për transmetim të gazit natyror,
– shkëmbimit të të dhënave me operatorët e sistemeve të tjera për transmetim të gazit natyror dhe pjesëmarrjes në punën e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare,
– edukimit dhe informimit të anëtarëve të bordit të drejtorëve të NOMAGAS SHA Shkup dhe të punësuarve të NOMAGAS SHA Shkup në lidhje me veprimin në pajtim me parimet e pavarësisë, transparencës dhe paanshmërisë.
Fusha e punës së zyrtarit për pajtueshmëri është paraparë në:
– Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e punës së zyrtarit për pajtueshmëri
Zyrtari është i detyruar t’u dorëzojë anëtarëve joekzekutivë të bordit të drejtorëve të NOMAGAS SHA Shkup dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë raporte vjetore për zbatimin e Programit për pajtueshmëri dhe për masat e ndërmarra për zbatimin e tij, si dhe për shkelje të rëndësishme gjatë zbatimit.