Takim pune me Vladimir Malinov – Drejtor Ekzekutiv i Bulgartransgaz

Sot, në një vizitë zyrtare në ambientet e NER AD Shkup, ishte drejtori i përgjithshëm i operatorit bullgar të transmetimit të gazit natyror, z. Vladimir Malinov. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve tanë shtetërorë të transmetimit të gazit natyror, si dhe zhvillimi i një tregu rajonal të gazit natyror.

Ndërtimi i një interkonektori të dytë ndërmjet Strumicës dhe Petriçit, rritja e kapaciteteve aktuale kufitare dhe partneriteti në ndërtimin e terminalit LNG në Aleksandrupoli, janë pjesë e sfidave të ardhshme ndërmjet dy operatorëve shtetërorë.

Në këto bisedime miqësore, përfundimi i përbashkët ishte ndërtimi i sa më shumë urave të bashkëpunimit dhe minimizimi, në masën më të madhe të mundshme, i barrierave ndërmjet nesh.