Drejtori ekzekutiv i NER AD Shkup, Bajram Rexhepi, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, mori pjesë në forumin global P-TECC (Partnership for Transatlantic Energy and Climate Cooperation) në Varshavë, Poloni.
Në këtë forum u diskutuan sfidat e tranzicionit energjetik drejt energjisë së pastër dhe ekologjike. Në forum morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të fushës së energjetikës, znj. Kadri Simson, Komisionere e BE-së për Energji, ministrja amerikane e Energjisë, znj. Jennifer Granholm, si dhe ministra nga i gjithë rajoni dhe Evropa.