P-TECC (The Partnership for Transatlantic Energy and Climate cooperation)

P-TECC (Partnership for Transatlantic Energy and Climate Cooperation), është forumi më i rëndësishëm energjetik midis SHBA-së dhe Evropës ku përcaktohen projektet më të rëndësishme dhe bashkëpunimi rajonal. Sot në Zagreb, së bashku me ministrin Kreshnik Bekteshi, ministrja e energjetikës së SHBA-së, si dhe ministrat e të gjithë rajonit, kemi diskutuar drejtimet e diversifikimit të burimeve tona të energjisë dhe projektet urgjente që do të jenë në funksion për pavarësinë nga burimet ruse. Gjithashtu kemi zhvilluar takime dypalëshe me ministrat e energjetikës së Kroacisë, Bullgarisë dhe shumë aktorë të tjerë kyç nga sektori i energjisë.