Aksi „Kleçovce-Bllok stacioni 5“

Sipas Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për shlyerjen e detyrimeve të ish-BRSS në lidhje me shlyerjen e llogarive në këmbimin e mallrave ndërmjet ish-BRSS dhe ish-RSFJ-së, ndërtimi i aksit Aksi Kleçovce-Bllok stacioni 5 filloi në tremujorin e parë të vitit 2015 dhe përfundoi në qershor 2016.

 

Parametrat teknikë:

  • Pjesa e linjës DN500 në gjatësi prej 61 km;
  • Bllok stacione: BS1 (DN500), BS2 (DN200), BS3 (DN500), BS4 (DN400), BS5 (DN500), BS6 (DN700 ) dhe BS Shtip (DN100 );
  • Stacioni i pastrimit për marrjen në distancë DN500;
  • Tub mbrojtës për kabllo optike.

 

Përshkrimi i trasesë:

Traseja e Aksit „Kleçovce-Bllok stacioni 5“ fillon në rajonin e Kleçovcës si lidhje me gazsjellësin ekzistues Kriva Pallankë - Shkup dhe vazhdon në jug deri në rajonin e Negotinës. Ky aks i sistemit të gazsjellësit magjistral të Republikës së Maqedonisë nga fillimi i tij në afërsi të fshatit Kleçovcë të Kumanovës lëviz në jug në drejtim të qytetit të Sveti Nikollës, i cili anashkalohet në një hark të gjerë nga ana lindore e tij ku është paraparë një pikë lidhëse për degën drejt Velesit dhe Sveti Nikollës. Nga kjo pikë drejtimi i shtrirjes së aksit merr drejtimin juglindor drejt qytetit të Shtipit. Në vazhdim, deri në kalimin në lumin Vardar, drejtimi i përgjithshëm i shtrirjes së këtij aksi të gazsjellësit është në jug. Në këtë pjesë, aksi vjen në TIRZ Shtip nga ana veriperëndimore e tij, kalon në perëndim të qytetit të Shtipit, kalon lumin Bregalnicë, lumin Lakavica dhe përfundon në Bllok stacionin 5, në gjatësi prej 61 km.