Gjatë ditës së sotme u nënshkrua kontrata për kryerjen e mbikëqyrjes mbi ndërtimin e interkonektorit të gazit, ndërmjet NOMAGAS AD Shkup dhe DESFA S.A. nga Greqia.
Financimi i mbikëqyrjes së ndërtimit dhe mbështetja administrative për realizimin e Projektit është siguruar përmes programit WBIF, me një Marrëveshje për grant investimi të nënshkruar me Banka Evropiane për Investime (BEI) në vlerë prej 2.475.000 euro.
Angazhimi i mbikëqyrjes dhe i mbështetjes administrative është në përputhje me rregullat dhe procedurat e BEI-së.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt fillimit më të shpejtë të ndërtimit të interkonektorit, duke pasur parasysh se përzgjedhja e mbikëqyrësit të ndërtimit është kusht për përzgjedhjen e kontraktorit ndërtues.
Interkonektori është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për vendin tonë, i cili mundëson qasje në gaz natyror nga disa burime furnizimi dhe pritet të sigurojë çmime më të favorshme për përdoruesit.


