Në proces është ndërtimi i linjës ndërkonektive për gas natyror me Republikën e Greqisë, me gjatësi prej 67 km, nga Negotina deri në kufirin me Republikën e Greqisë. Projekti financohet nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) përmes një granti investues nga programi WBIF dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Interkonektori për gas natyror midis Maqedonisë dhe Greqisë do të ketë një gjatësi të përgjithshme prej 123 kilometrash (duke përfshirë pjesën maqedonase dhe greke) dhe do të shtrihet nga Nea Mesimvria deri në Negotinë përmes Gjevgjelisë, duke lidhur të dy sistemet kombëtare të transmetimit të gasit natyror.
BERZH - PROJEKTI RAJONAL I GAZIFIKIMIT – PUBLIKIMI I VNMS-së (dokumente zip)