U nënshkrua kontrata për gazsjellësin interkonektiv me Greqinë – DESFA

Së bashku me ambasadoren amerikane, Shkëlqesinë e Saj znj. Burns, dhe përfaqësues të lartë evropianë, në kuadër të forumit më të madh energjetik në rajon, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me operatorin grek të transmetimit të gazit – DESFA.

Kjo marrëveshje (e negociuar për një kohë të gjatë) përcakton qartë kushtet e detyrimeve tona të përbashkëta lidhur me ndërtimin dhe funksionimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për vendin tonë – gazsjellësin interkonektiv me Greqinë.

Ky është një nga hapat e fundit, por edhe më i rëndësishmi, drejt arritjes së vendimit përfundimtar për investim.