Konferencë në Bullgari

Në Sofje, nën organizimin e Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, së bashku me Ministrin e Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi dhe ministrat nga i gjithë rajoni: Ukraina, Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Azerbajxhani…, po diskutojmë mbi mundësitë për alternativa të furnizimit, pas krizës dhe gjendjes së jashtëzakonshme të furnizimit në Evropën Lindore dhe Jugore.

Beyond Borders – Konferencë në Tiranë

Në Tiranë u mbajt një konferencë nën patronazhin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Në këtë konferencë mori pjesë Bajram Rexhepi, drejtor ekzekutiv i National Energy Resources, së bashku me kolegë nga gjigantët energjetikë SOCAR, ExxonMobil, Snam, Enagás, TAP dhe të tjerë. Ai prezantoi strategjinë […]

Takim me Ministrin e Financave, Fatmir Besimi

Sot, së bashku me Ministrin e Financave, Fatmir Besimi, mirëpritëm Zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane të Investimeve, znj. Liljana Pavllova, si një partner shumë të rëndësishëm në projektet e gazifikimit. E falënderova për mbështetjen e deritanishme dhe biseduam për përshpejtimin e realizimit të interkoneksionit të gazit natyror me Greqinë, si një projekt me rëndësi të lartë […]

Takim pune në Bullgari

Në takimin e Komisionit të përbashkët për transport, infrastrukturë dhe energjetikë, të mbajtur në Sofje, së bashku me ministrat e Transportit dhe të Vetëqeverisjes Lokale, z.Boçvarski dhe Milevski, si dhe me ministrat homologë të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, i përcaktuam prioritetet tona të përbashkëta me qëllim rritjen e kapaciteteve tona për transmetimin e gazit, […]

Këshilli Këshillimor i Korridorit Jugor të Gazit

Nën patronazhin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, sot në Baku u zhvillua konferenca “Këshilli Këshillimor i Korridorit Jugor të Gazit”. Së bashku me ministrin Kreshnik Bekteshi patëm diskutime dhe takime shumë frytdhënëse, me qëllim diversifikimin dhe stabilizimin e burimeve tona të furnizimit me gaz dhe konsolidimin e tregut rajonal të përbashkët. Në takime bilaterale […]

Takim pune me Vladimir Malinov – Drejtor Ekzekutiv i Bulgartransgaz

Sot, në një vizitë zyrtare në ambientet e NER AD Shkup, ishte drejtori i përgjithshëm i operatorit bullgar të transmetimit të gazit natyror, z. Vladimir Malinov. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve tanë shtetërorë të transmetimit të gazit natyror, si dhe zhvillimi i një tregu rajonal të gazit natyror. Ndërtimi […]

REXHEPI PËR KDP: ENERGJIA ËSHTË KYÇE NË GJEOPOLITIKËN E SHEKULLIT TONË

REXHEPI PËR KDP: ENERGJIA ËSHTË KYÇE NË GJEOPOLITIKËN E SHEKULLIT TONË Bajram Rexhepi, drejtor i kompanisë shtetërore të RMV “Resurset Kombëtare Energjetike” thotë se energjia është faktori kyç në gjeopolitikën e këtij shekulli. Por thekson se, përveç Serbisë, vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk përdorin shumë gaz natyror. “Edhe kjo sasi e vogël që përdoret […]

PAVARËSIMI ENERGJETIK SI MBROJTJE NGA NDIKIMET KEQDASHËSE

Kompania shtetërore e gazit “Gazprom” është furnizuesi më i madh me gaz i shteteve të Evropës. Rusia ofron zakonisht gaz me çmim të lirë dhe është lehtë i qasshëm, gjë që ka bërë shumë vende të Evropës të heqin nga përdorimi thëngjillin dhe centralet atomike si burim energjie. Por, furnizimi me gaz nuk është vetëm […]

P-TECC (Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji dhe Klimë)

P-TECC (Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji dhe Klimë) është forumi më i rëndësishëm energjetik euro-amerikan, ku përcaktohen projektet kyçe energjetike dhe bashkëpunimi rajonal. Sot në Zagreb, së bashku me ministrin Kreshnik Bekteshi, me ministren e Energjisë të SHBA-së, si dhe me ministrat nga i gjithë rajoni, diskutuam mbi drejtimet e diversifikimit të burimeve tona […]

Forumi Energjetik MEF – 21

Në kuadër të Forumit Energjetik MEF-21, në panelin “Roli i gazit natyror në tranzicionin energjetik”, së bashku me kolegë nga rajoni dhe ekspertë të fushës, u dakorduam se përdorimi e gazit natyror është alternativa e vetme në tranzicionin drejt Agjendës së Gjelbër Evropiane (EU Green Deal).

U nënshkrua kontrata për gazsjellësin interkonektiv me Greqinë – DESFA

Së bashku me ambasadoren amerikane, Shkëlqesinë e Saj znj. Burns, dhe përfaqësues të lartë evropianë, në kuadër të forumit më të madh energjetik në rajon, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me operatorin grek të transmetimit të gazit – DESFA. Kjo marrëveshje (e negociuar për një kohë të gjatë) përcakton qartë kushtet e detyrimeve tona të përbashkëta […]

The Economist” – Tryeza e 25-të e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë me temë: “Nga distancimi social drejt solidaritetit social

Bajram Rexhepi, drejtor ekzekutiv i NER AD Shkup, mori pjesë në Athinë në forumin ekonomik “The Economist” – Tryeza e 25-të e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë me temë: “Nga distancimi social drejt solidaritetit social”. Në këtë forum u theksua rëndësia e një marrëveshjeje historike me Greqinë, e cila do të garantojë diversifikim dhe stabilitet […]