Sistemi i përçimit të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë Veriore fillon nga pika e kyqjes në Interkonektorin Kyustendil-Zhidilovë, së sistemit të përçimit të gazit natyror të Maqedonisë së Veriut me sistemin e përçimit të gazit natyror të Bullgarisë që ndodhet në kufirin lindor në vendin e quajtur Deve Bair dhe shtrihet në drejtim të Shkupit duke kaluar rajonet Kriva Pallanka, Kratovë, Kumanovë dhe Shkup.
Sistemi matës në stacionin e pranimit dhe të përçimit përbëhet nga 3 linja matëse (nga të cilat 2 janë në punë dhe një rezervë), dhe ka një sistem kompjuterik dhe pajisje të nevojshme për përcaktimin e sasive dhe cilësisë së gazit. Për të matur sasinë e gazit, çdo linjë e matjes është e pajisur me nga dy sisteme matëse elektronike të pavarura: matje me ultratinguj (komerciale) dhe matje me dijafragmë (matje kontrolluese). Kapaciteti i linjave matëse është 180,000 Nm3/h. Kapaciteti i projektuar i sistemit të përçimit të gazit natyror është 800 milionë Nm3 në vit, me mundësi rritjeje deri në 1200 milionë Nm3.
Gazsjellësi magjistral si dhe degët e saja janë projektuar për një presion pune prej 54 bar. Presioni aktual i funksionimit është 40 bar, kurse sasia vjetore e përçuar e gazit natyror në 3 (tre) vitet e fundit është mesatarisht 350 milionë Nm3. Konsumatorët më të mëdhenj janë impianti i kogjenerimit për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes – TE-TO SHA Shkup dhe konsumatorët industrialë në qytetin e Shkupit.
Gjatësitë e gazsjellësit magjistral dhe të degëve të saja, si dhe diametri i jashtëm i tubave, tregohen në tabelën më poshtë:
|
Nr. Rendor |
Gazsjellësi |
Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm) |
Gjatësia (m) |
|---|---|---|---|
|
1. |
Gazsjellësi magjistral |
DN 500 |
98.611 |
|
2. |
Dega e gazsjellësit drejt Kriva Pallankës |
DN 100 |
1.511 |
|
3. |
Dega e gazsjellësit drejt Ginovcit |
DN 100 |
1.692 |
|
4. |
Dega e gazsjellësit drejt Kratovës |
DN 100 |
4.564 |
|
5. |
Dega e gazsjellësit drejt Kumanovës |
DN 200 |
7.678 |
|
6. |
Dega e gazsjellësit drejt TIRZ Bunarxhikut |
DN 200 |
5.361 |
|
7. |
Dega e gazsjellësit drejt TAV Maqedoni - Petrovec |
DN 200 |
46 |
|
8. |
Dega e gazsjellësit drejt Shkup-Veri |
DN 300 |
1.848 |
|
9. |
Dega e gazsjellësit drejt Shkup-Jug |
DN 400 |
8.303 |
Në pjesën e linjës të sistemit për përçimin e gazit natyror janë ndërtuar 1 (një) stacion me mekanizëm për Nisje të mjetit pastrues dhe 1 (një) stacion me mekanizëm Pranimi të mjetit pastrues.
Stacioni i Nisësit ndodhet 4.3 km në PK 41+86
Stacioni i Pranimit ndodhet 97.94 km në PK 922+06
|
Objekti |
Kilometri / Pika (km) / (PK) |
|---|---|
|
Stacioni i Nisësit |
4,3 km / ПК 41 + 86 |
|
Stacioni i Marrësit |
97,94 km / ПК 922 + 06 |
Në gazsjellësin Magjistral janë ndërtuar 16 (gjashtëmbëdhjetë) Stacione me valvula – Bllok Stacione të cilat në raste nevoje shërbejnë dhe për ndërprerjen e përçimit të gazit apo bllokimin e gazit, gjithashtu stacione me valvula të bllokimit janë ndërtuar dhe në degët e gazsjellësit si dhe në ndërlidhjet me rrjetet e gazsjellësve të vendeve fqinje.
|
Numri rendor |
Bllok Stacioni |
|---|---|
|
1. |
Bllok Stacioni Kriva Palanka DN 500 |
|
2. |
Bllok Stacioni Ginovci DN 500 |
|
3. |
Bllok Stacioni Kratovë DN 500 |
|
4. |
Bllok Stacioni Veles (Kleçovce) DN 500 |
|
5. |
Bllok Stacioni Serbia e Jugut DN 300 |
|
6. |
Bllok Stacioni DN 500 i Kumanovës |
|
7. |
Bllok Stacioni Romanovce DN 150 |
|
8. |
Bllok Stacioni Shkup-Jug (Bërnjarci) DN 500 |
|
9. |
Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drej Kriva Pallankës DN 150 |
|
10. |
Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drejt Ginovci DN 150 |
|
11. |
Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drejt Kratovës DN 150 |
|
12. |
Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit drejt Kumanovës DN 200 |
|
13. |
Bllok Stacioni Bunarxhik (Haraçinë) DN 200 |
|
14. |
Bllok Stacioni Bunarxhik DN 200 |
|
15. |
Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit Shkup-Jug DN 400 |
|
16. |
Bllok Stacioni i degës së gazsjellësit Shkup-Veri DN 400 |
Në lokacionet e Bllok Stacioneve të degës së gazsjellësit Shkup-Jug dhe të degës së gazsjellësit Shkup Veri, para stacioneve kryesore të matjes dhe rregullimit SKMR Shkup-Jug dhe SKMR Shkup-Veri janë të instaluar 2 (dy) stacione filtruese me filtra ciklonik për mbrojtje nga papastërtitë, pluhuri dhe kondenzi nga gazi natyror që mund të vijnë përmes gazsjellësit magjistral.
Mbrojtja e tubacionit nga korrozioni kryhet me sistemin e mbrojtjes katodike përmes mbrojtësve dhe stacioneve katodike.
Në pjesën e presionit të lartë të sistemit të përçimit ekzistojnë 7 (shtatë) stacione kryesore matëse dhe rregulluese (SKMR) të cilët ulin presionin nga gazsjellësi magjistral ashtu që lidhin pjesën e rrjetit me presionit të lartë me pjesën e rrjetit urban me presion të ulët në qytetet Kriva Pallanka, Kratovë, Kumanovë dhe Shkup.
|
Nr. Rendor |
Objekti |
Stacioni i Matës-rregullues (Kapaciteti maksimal) |
Fllanxha e hyrjes |
Fllanxha e daljes |
|---|---|---|---|---|
|
1. |
SKMR Kriva Palanka |
Q=5.000 Nm3/h |
2" |
4" |
|
2. |
SKRM Kratovë |
Q=5.000 Nm3/h |
2" |
4" |
|
3. |
SKRM Kumanovë |
Q=20.000 Nm3/h |
6” |
8” |
|
4. |
SKMR Shkup Veri |
Q=120.000 Nm3/h |
12” |
16” |
|
5. |
SKMR Shkup Jug |
Q=120.000 Nm3/h |
12” |
16” |
|
6. |
SKMR TAV |
Q=30.000 Nm3/h |
8” |
6” |
|
7. |
Drejtoria për Zonat Teknike të Zhvillimit Industrial |
Q=10.000 Nm3/h |
6” |
10” |
RRJETET E GAZSJELLËSIT NË QYTETE
Gazi natyror nëpërmjet stacioneve kryesore të matjes dhe rregullimit (SKMR) reduktohet dhe përmes rrjetit të tubacioneve të gazit të qytetit përçohet deri tek stacionet matëse-rregulluese (SMR), të cilat janë pika dalëse nga sistemi, ku kryhet përçimi cilësor dhe sasior i gazit natyror tek konsumatorët, përdoruesit e sistemit.
|
Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm) |
Gjatësia (m) |
|---|---|
|
DN 100 |
1.089 |
Gjatësia e përgjithshme e rrjetit në qytetin Kriva Palanka është 1,089 km.
Kriva Palanka ka 1 (një) përdorues aktiv në rrjetin e lidhur.
Rrjeti urban i gazsjellësit në qytetin e Kratovës
Tabela jep një pasqyrë të gjatësive të seksioneve të rrjetit të gazsjellësit në qytetin e Kratovës sipas diametrit nominal të tubave të gazsjellësit:
|
Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm) |
Gjatësia (m) |
|---|---|
|
DN 150 |
5.333 |
|
DN 200 |
24 |
|
DN 100 |
569 |
Gjatësia e përgjithshme e rrjetit të gazsjellësit në qytetin e Kratovës është 5,926 km.
Në rrjetin e gazsjellësit Kratovo nuk ka aktualisht përdorues të lidhur në rrjet.
Rrjeti urban i Gazsjellësit në qytetin e Kumanovës
Tabela jep një pasqyrë të gjatësive të seksioneve të rrjetit të gazsjellësit të Kumanovës sipas diametrit nominal të tubave të gazsjellësit:
|
Diametri nominal i tubit të gazsjellësit (mm) |
Gjatësia (m) |
|---|---|
|
DN 200 |
939,00 |
|
DN 150 |
1.055,67 |
|
DN 150 |
3.635,19 |
|
DN 100 |
1.502,61 |
|
DN 100 |
19,46 |
|
DN 80 |
65,00 |
|
DN 50 |
188,18 |
|
DN 25 |
22,24 |
Gjatësia e përgjithshme e gazsjellësit në Kumanovë është 7,427 km
Në rrjetin e gazsjellësit Kumanovë ka 4 (katër) përdorues aktivë të rrjetit.
Rrjeti urban i gazsjellësit në qytetin e Shkupit
Tabela jep një pasqyrë të gjatësive të seksioneve të rrjetit të gazsjellësit në qytetin e Shkupit sipas diametrit nominal të tubave të gazsjellësit:
|
Diametri nominal i gazsjellësit (mm) |
Gjatësia (m) |
|---|---|
|
DN 500 |
5.612,5 |
|
DN 500 |
2.263,54 |
|
DN 400 |
11.757 |
|
DN 400 |
10.715,39 |
|
DN 300 |
1.456,67 |
|
DN 300 |
17,63 |
|
DN 250 |
149,98 |
|
DN 200 |
6.120,08 |
|
DN 150 |
15.094,59 |
|
DN 150 |
1.381,24 |
|
DN 100 |
46,7 |
|
DN 100 |
4.501,27 |
|
DN 100 |
1.365,74 |
|
DN 80 |
3.412,21 |
|
DN 50 |
1.571,19 |
|
DN 25 |
43,83 |
|
65.510 |
Gjatësia e përgjithshme e rrjetit urban të gazit në qytetin e Shkupit është 65.510 km
Rrjeti i gazsjellësit të qytetit të Shkupit ka numrin më të madh të përdoruesve.
Shumica e stacioneve matëse-rregulluese janë të lidhura me sistemin telemetrik të leximit të të dhënave në distancë, pra mbledhjen e të dhënave nga pajisjet matëse të instaluara në stacionet, duke siguruar kështu transferim të qëndrueshëm dhe të shpejt të të dhënave në Qendrën e Dispeçerisë së NOMAGAS AD Shkup, si dhe përpunimin e shpejtë të tyre në raportet e duhura, pagesat dhe analizat statistikore të nevojshme.
Gjatësia e përgjithshme e gazsjellësit magjistral dhe të degëve të saja është 129,614 km.
Gjatësia e rrjetit të gazsjellësit të Qyteteve: Kriva Palankë, Kratovë, Kumanovë dhe Shkup është 79,952 km
Gjatësia e përgjithshme e rrjetit të ndërtuar deri më tani të Sistemit për pëçimin e gazit natyrorë nga NOMAGAS AD Shkup është 209.566 km.
|
Gjatësia (km) |
|
|---|---|
|
Gazsjellësi magjistral dhe degët e saja - Gjithsej |
129,614 |
|
Rrjeti Urban në Qytete -Gjithsej |
79,952 |
|
Gazsjellës - Gjithsej |
209,566 |
| Viti | Sasitë e përçuara (Nm3) |
|---|---|
| 2006 | 82.787.893 |
| 2007 | 105.398.201 |
| 2008 | 119.607.640 |
| 2009 | 117.393.625 |
| 2010 | 117.393.625 |
| 2011 | 135.835.969 |
| 2012 | 136.587.341 |
| 2013 | 158.585.180 |
| 2014 | 134.663.666 |
| 2015 | 135.946.902 |
| 2016 | 213.439.518 |
| 2017 | 275.072.659 |
| 2018 | 253.628.080 |
| 2019 | 295.206.982 |
| 2020 | 337.880.997 |
| 2021 | 426.175.676 |
| 2022 | 280.085.963 |
Tarifa mesatare e NOMAGAS SHA Shkup është 0.1216, den/kWh.
Kyqja në Rrjet
Marrëveshja e Interkoneksionit