Ndërtimi i gazsjellësit interkonektiv me Republikën e Greqisë në gjatësi prej 67 km, nga Negotina deri në kufirin me Republikën e Greqisë. Projekti financohet nga granti investues i EIB në kuadër të programit WBIF dhe BERZH. Interkonektori i gazit natyror ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është planifikuar të jetë 123 kilometra i gjatë (nga ana maqedonase dhe greke) dhe të shtrihet nga Nea Mesimvria në Negotinë përmes Gjevgjelisë dhe të lidhë dy sistemet nacionale të transmetimit të gazit natyror.
Kapaciteti fillestar do të jetë 1,5 miliardë metër kub në vit, me mundësi zgjerimi deri në tre miliardë metër kub në vit, po ashtu janë bërë studime që gazsjellësi të ketë specifikime adekuate për transportin e hidrogjenit.
BERZH - PROJEKTI RAJONAL I GAZIFIKIMIT – PUBLIKIMI I VNMS-së (dokumente zip)